Matura 2012, shkollat e mesme
dalin koeficientët

Matura 2012, shkollat e mesme<br />dalin koeficientët
Profili i shkollës së mesme është një ndër faktorët penalizues, nëse nuk shikohet se sa rëndësi i japin atij fakultete. Pikërisht për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar se sa çfarë vlerë ka, për secilën degë të shkollës së mesme, profili i shkollës që nxënësi ndjek.

Në total në vendin tonë janë 66 profile të shkollave të mesme. Dhe jo të gjitha kanë të njëjtën rëndësi për secilin fakultet. Pikërisht për këtë arsye, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar koeficientët e profileve të shkollave të mesme, në mënyrë që nxënësit të bëjnë një zgjedhje të duhur kur të plotësojnë formularin e shkollës së lartë.

Ashtu si koeficientët e lëndëve me zgjedhje, edhe koeficientët e llojit të shkollës së mesme, janë të ndryshme në varësi të degës që të rinjtë preferojnë të nisin studimet e larta. Lloji i shkollave të mesme ka 5 koeficientë. Fakultetet do i japin koeficientin më të lartë, atë 1.4, llojit të shkollës së mesme që kanë një ngjashmëri me profilin që ka ky fakultet dhe kështu me rend zbritës 1.3, 1.2, 1.1 dhe 1 për atë lloj shkolle që nuk ka fare ngjashmëri me profilin e fakultetit. Ndërkohë që këta koeficientë, të shumëzuar me komponentët e tjerë të maturës, do të luajnë rol të rëndësishëm në nxjerrjen e fituesve, sipas kuotave të pranimit në fakultete. Ndërkohë që diferenca e koeficientët 1 me atë 1.4 përbën një diferencë prej 400 pikësh, në totalin e pikëve të grumbulluar.

Gjatë plotësimit të preferencave, pra formularit A2, maturantët do të kenë mundësi që të shohin më parë koeficientet edhe sipas shkollave që të bëjnë dhe listimin e preferencave aty ku do të kenë më shumë probabilitet për t'u shpallur fitues.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane