Matura 2013, MASH: 400 lekë
për të parë testin e Matematikës

Matura 2013, MASH: 400 lekë<br />për të parë testin e Matematikës
TIRANE - Specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, njoftojnë maturantët se ata që kanë dyshime se testi nuk u është vlerësuar mirë, mund të bëjnë një kërkesë pranë shkollës së tyre për të parë fotokopjen e testit të korigjuar.

Të gjithë të pakënaqurit me notat kanë afat deri me datë 5 korrik për të dorëzuar ankesën pranë shkollës së tyre, ankesa të cilat më datën 6 korrik, çdo shkollë e vendit duhet t’i dërgojë pranë drejtorisë arsimore të rrethit me listën emërore të maturantëve që kanë ankesa së bashku me fotokopjen e madat arkëtimit. Ndërkohë që me datë 7 korrik të gjitha drejtoritë arsimore të vendit i dërgojnë ankesat në ministrinë e Arsimit, ku edhe bëhen gati fotokopjet e kërkuara nga të rinjtë.
 
TARIFA
 
Por për të marrë dhe parë fotokopjen e testit të tyre të rinjtë duhet të paguajnë 400 lekë të reja. Fotokopjen e testit mund ta kërkojnë të gjithë ata të rinj, të cilët, pasi kanë parë notën me të cilën janë vlerësuar, mendojnë se testi i tyre nuk është vlerësuar drejt.

Kështu që ata kërkojnë të marrin një fotokopje të testit të vlerësuar dhe të shikojnë se sa pikë i është dhënë për secilën zgjidhje të 25 pyetjeve që janë testuar. Ministria e Arsimit ka deklaruar se pavarësisht faktit që të rinjtë kanë të drejtë të shikojnë fotokopjen e testit, nuk do të ketë ndërhyrje në sistemin e notave të publikuara tashmë.

I vetmi rast kur do të ndërhyhet dhe të ndryshohet nota që tashmë është publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është vetëm kur konstatohet se është bërë një gabim njerëzor në mbledhjen e pikëve. Pra kur pikët që i janë dhënë për çdo ushtrim maturantit nuk janë mbledhur mirë, dhe nota si pasojë e gabimit nota është më e ulët.

Sipas Drejtorit të Qendrës Kombëtare të provimeve, Alfons Harizaj, vetëm në këtë reast do të ketë ndryshim të rezultatit final. Ndërkohë që për të gjitha rastet e tjera, fletët e testit nuk i nënshtrohen një procesi të dytë vlerësimi, pasi sipas MASH, specialistët që janë marrë me vlerësimin e tyre është e pamundur që të kenë bërë gabim në vlerësimin me pikë të përgjigjes së dhënë.

Sipas procedurës së vendosur nga MASH për korigjimin e testeve, çdo fletë e dorëzuar korigjohet nga dy specialistë të ndryshëm, që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Nëse midis këtyre dy vlerësimeve ka diferenca në pikë, atëherë kjo fletë kalon për një kontroll të tretë, që vendos edhe pikët përfundimtarë.

Çdo vclerësues kur korigjon testin i referohet variantit të zgjidhur që ka publikuar Ministria e Arsimit. Në këtë mënyrë kërkesa për të parë fotokopjen e testit, dhe pagesa prej 400 lekësh të rinj, nuk do të shoqërohet me ndryshim rezultati, por vetëm sa do të qetësojë maturantët.

E njëjta praktikë është ndjekur edhe për testin e Letërsisë, ku të rinjtë kanë të drejtë të shikojnë fotokopjen e testit, por jo të ankohen për mënyrën se si janë vlerësuar. Të shtunën që sapo lamë pas, maturantët iu nënshtruan edhe proves së fundit të maturës shtetërore për vitin 2013, duke dhënë provimet me zgjedhje.

Pritet që notat e lëndëve me zgjedhje të dalin pas datës 10 korrik, dhe më pas do të bëhet edhe llogaritja se me sa pikë hyn në garë për në shkollën e laretë secili nga 50 mijë të rinjtë e sivjetshëm.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (prin) 02.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin