Provimit të gjuhë letërsisë iu nënshtruan mbi 40 mijë maturantë, ndërsa pritet që po aq t’i nënshtrohen edhe provimit të Matematikës dhe lëndëve me zgjedhje.
Provimi ka nisur rreth orës 10.00 të paradites dhe ka zgjatur mbi 2 orë. Sipas rregullores së maturës Shtetëore, cilido maturant që kapet duke kompjuar përjashtohet nga provimet e maturës.
Nga ana tjetër, maturantët nuk janë lejuar që të mbajnë me vete celularë dhe mjete mësimore, perveç testit dhe një stilolapsi.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)