Matura, ja si do llogaritet nota
mesatare, zbardhet vendimi
Zbardhet vendimi për mënyrën se si do të përllogaritet mesatarja për të gjithë maturantët, të cilët do aplikojnë në Universitet.
Zbardhet vendimi për mënyrën se si do të përllogaritet mesatarja për të gjithë maturantët, të cilët do aplikojnë në Universitet. “Kanë të drejtën të aplikojnë për t'u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë kandidatët që kanë përfunduar me sukses nivelin e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare për pranim në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017, të jetë 6”, - thuhet në vendimin e qeverisë.
LlogaritjaNota mesatare për pranim në institucionet e arsimit të lartë, përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:
-Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë.
-Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.
Kandidatët që aplikojnë për t'u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në këtë vendim. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe përcjelljen e të dhënave pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. “Procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë jashtë vendit dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë të kryhen nga Ministria e Arsimit. Në këto raste me vendim të komisionit përkatës përcaktohet mënyra e përllogaritjes së notës mesatare”, - theksohet në vendim
UdhëzimiNga ana tjetër Ministria e Arsimit sqaron maturantët në lidhje me mënyrën si do shpallen fituesit. Këtë vit kandidatët fitues nuk do shpallen në bazë të renditjes së degëve. Fituesit do shpallen në disa degë dhe mund të regjistrohen në degën që dëshirojnë. “Kandidati që është shpallur fitues në më shume se një program studimi, lejohet të regjistrohet vetëm në njërin nga programet e studimit ku është fitues. Sekretaritë mësimore të IAL-ve do të pranojnë dokumentacionin për të giithë kandidatët fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht, ose nepërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm: Dokumentin e identifikimit. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore bashkë me certifikatën e notave. Dy fotografi personale”, theksohet në udhëzimin e ri të MAS.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.4%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14