Matura,Malaj:Nesër Matematika, për
zhurmuesit duhet energji nga OSHEE

Matura,Malaj:Nesër Matematika, për<br />zhurmuesit duhet energji nga OSHEE
Nesër do të mbahet në të gjithë vendin provimi i tretë i maturës shtetërore, ai i Matematikës. Në një dalje të posaçme për mediat, zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj ka thënës e zhurmuesit do të funksionojnë, por ka kërkuar bashkëpunimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në mënyrë që të gjitha shkollat të furnizohen me energji.

Malaj ka shtuar se, povimi është i një niveli mesatar, por nga ana tjetër ajo ka thënë se, në provimet e kaluara ka pasur edhe raste kur nxënësit kanë tentuar që të kopjojnë me telefona, duke i fshehur ato në pjes ëtë turpit, që sigurisht edhe janë ndëshkuar nga administratorët.

Ka pasur raste që maturantët kanë marrë telefonin po ju është marrë telefoni nga administratorët. 5 nxënës janë përjashtuar nga celularët  që ju gjet në atlete apo rrobat e brendshme. Provimi matematikës është mesatar me 25 pyetje. Në dy provimet  e shkuara, 7 nxënës u përjashtuan nga procesi, 3 me identitet të rremë, 2 për etikë komunikimi në shkollat profesionale dhe 5 u gjetën me celularë ne 2 provime dhe 1 rast problem me sekretimin.  OSHEE të na ndihmojë me dritat dhe i bëjmë thirrje që të kemi drita dhe nesër që zhurmuesit e valëve të funksionojë.” Tha Malaj.

Për rastet që konstatuam ne do të bëjmë kallëzim penal. Testi i letërsisë nuk mund të kopjohet. Ne jemi të hapur që ta çojmë këtë gjë deri në fund. Ka pasur tendencë, pasi gjetëm telefona, dhe vijnë nga prindërit këto anomali. Këto janë tendenca të individëve të caktuar” tha ajo..

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena