Pas kërkesës së Report TV, Ministria e Arsimit ka publikur variantin B të tezës së Matematikës. Fillimisht MAS kishte publikuar vetëm varjantin A. Në ditën e provimit Report Tv publikoi variantin B të tezës, 1 orë para se testi të përfundote. MAS nuk e publikoi tezën B, por 5 ditë më vonë e bëri publike për maturantët në faqen on-line të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
Rezana Vrapi drejtoresha e agjencisë Kombëtare të Provimeve mohoi që variant B i testit të matematikës të mos jetë publikuar.
"Në faqen e agjencisë Kombëtare të provimeve është publikuar varianti A dhe B i skemës së korrigjimit. Unë nuk kam asnjë lloj informacioni, kontrollojini dhe njëherë sepse ne i publikojmë skemat e vlerësimit shumë të sakta. Kjo është bërë për gjuhën shqipe është bërë dhe për matematikën dhe për gjuhën e huaj. Megjithatë do të mbetet në vëmendjen time verifikimi i rastit", shprehet Vrapi.
Ndërkohë për sa i përket provimeve me zgjedhje, Vrapi thotë se kush kapet me celular përjashtohet automatikisht nga testimi. Përgjigjet e testit të Gjuhë Letërsisë dhe Matematikës pritet të dalin në ditët e para të korrikut.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO