Matura, miratohet udhëzimi
5 provime, dy lëndë me zgjedhje
PDF/Udhëzimi për maturën shtetërore 2017.

Matura, miratohet udhëzimi<br />5 provime, dy lëndë me zgjedhje<br />PDF/Udhëzimi për maturën shtetërore 2017.
Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e provimeve të maturës 2017. Edhe këtë vit do të jepen 5 provime, 3 të detyruara dhe 2 me zgjedhje. Maturantët e këtij viti do të japin provimin e Matematikës, Gjuhë-Letërsisë dhe Gjuhës së huaj për të marrë diplomën e shkollës së mesme. Ndërkohë do të jepen dy provimet me zgjedhej, nota e të cilëve do të përfshihet tek llogaritja e pikëve për pranimin në Universitet. 

Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale kanë miratuar edhe listën 26 lëndëve me zgjedhje, nga të cilat maturantët do të zgjedhin vetëm dy. Tek lëndë me zgjedhje për shkollat e mesme futet Gjuha e Huaj, Letërsia e thelluar, matematikë e thelluar, Kimi e thellurar, Sociologji, qytetari si dhe 15 lëndë të tjera, sicc mund ta dalloni nga kjo listë.

Zgjedhja e dy lëndëve duhet të bëhet në mënyrë të tillë që maturanti të sigurojë 8 kredite minimumi. Maturantët e një viti më parë të cilët kanë rezlutuar mbetës në njërin prej provimeve duhet ta rijapin atë.

Ministria e arsimit ka nxjerrë udhëzimin që në ditët e para të 2017-s, në mënyrë që maturantët të jenë të qartë për mënyrën se si do të zhvillohen provimet e maturës. Një vit më parë shumë maturantë protestuan për shkak se nuk fituan Universitetin.

Arsyja sipas tyre ishte se nuk ishin informuar për procesin. Edhe këtë vit pranimi në universitet do të bëhet në bazë të mesatres së shkollës së mesme, notës së provimeve me zgjedhje të maturës por edhe mesatares së disa lëndëve të veçanta, sipas kritereve që do të vendosin vetë universitetet. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'