Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në DAR/ZA, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Ata duhet të jenë të pajisur me këto dokumente: a) Kartë identiteti ose pasaportë biometrike.
b) Diplomë të Maturës Shtetërore dhe një fotokopje të pa noterizuar të saj. c) Certifikatë të notave të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të pa noterizuar të saj. d) Vërtetim të notave të Maturës shtetërore të marra në Drejtorinë ose Zyrën Arsimore përkatëse.
Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
Fotokopjet e dokumenteve të mësipërme: Diploma, Certifikata dhe vërtetimi notave të Maturës Shtetërore, lihen në shkollë dhe nga data 18.07.2016 maturanti/kandidati duhet të paraqitet përsëri në shkollë, për t’u interesuar për hedhjen në sistem të notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
