Matura shtetërore vitin tjetër do
të “shkrihet”, tani veç një provim
Vitin e ardhshëm Matura Shtetërore do të “shkrihet”, duke mos qenë një seri provimesh për në universitet por vetëm një provim dalës nga gjimnazi.
TIRANE- Vitin e ardhshëm Matura Shtetërore do të “shkrihet”, duke mos qenë një seri provimesh për në universitet por vetëm një provim dalës nga gjimnazi. Ky fakt është pohuar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dje gjatë takimit që ka zhvilluar nga kreu i qeverisë Edi Rama me nxënësit e ekselencës. Sipas ministres Nikolla, vetëm këtë vit do të aplikohet e njëjta maturë si edhe në vitet e kaluara, por me rregulla më të forta në mënyrë që të mos ketë dalje të tezave, kopjime apo shkelje të rregullave. Ndërkohë që për vitin e ardhshëm Matura Shtetërore nuk do të jetë përcaktuese për arsimin e lartë, ndërsa pritet të diskutohet se cila do të jetë edhe formula e re.
“Ju edhe këtë vit do të plotësoni formularin i cili iu jep të drejtën për tu futur në universitet. ndërkohë që vitin tjetër ky proces nuk do të jetë më i tillë pasi pjesë e reformës do të jetë edhe strukturimi i këtyre provimeve” ka pohuar Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ministrja theksoi se nuk do të lejohet më keqadministrim dhe se do të rritet cilësia e provimeve të Maturës Shtetërore. “Ishte një proces i turpshëm. Filluam me masat e para duke ndryshuar situatën me procesin e realizimit të testit. Po komunikojmë me universitetet që të kemi mirë administrim në salla të mëdha në jo më pak se 50 nxënës. Kemi një plan të qartë dhe të detajuar për përzgjedhjen e administratorëve.
Do ketë trajnime përzgjedhje dhe certifikime. Do ketë dënime deri në pezullim nga detyra në rast se do konstatohen shkelje.”- u shpreh Nikolla
. Ndërkohë që për shefin e qeverisë, kjo maturë ishte një farsë e cila duhet të ndryshojë. “Niveli i pajtimit me gënjeshtrën ka arritur në atë pikë, ku një sistem i tërë arsimor është pajtuar me farsa, si farsa e Maturës Shtetërore. Kur fliste ministrja, unë shikoja mësues që tundnin kokën në shenjë pohimi që Matura Shtetërore ishte një farsë.
Këtu nuk hyjmë të diskutojmë sesi ishte e konceptuar si Maturë Shtetërore, farsë më vete, por nuk e kam fjalën për këtë. E kam fjalën si implementohej ajo që thuhej, sa real ishte testi dhe sa reale ishte konkurrenca” ka pohuar Rama. Sipas tij, pjesë e reformës do të jetë edhe futja e “Maturës- plus 2”, e cila do të orientojë maturantët më shumë drejt shkollave profesionale, pasi tregu sot nuk ka nevojë vetëm për juristë, ekonomistë, mjekë, stomatologë dhe farmacistë.
“Matura- plus dy’ ka të bëjë me arsimimin profesional. Pra, një pjesë, ata më të zotët, ata që kanë punuar më shumë dhe ata që kanë më shumë ambicie do të shkojnë dhe do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik. Pjesa tjetër do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të marrë një zanat” ka pohuar kreu i qeverisë. Sipas tij, reforma do të jetë e gjithanshme në mënyrë që secili të marrë atë çka ka dhënë gjatë viteve të shkollimit.
Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tregtimi i vajit ekstra të virgjër në vend, kreu i shoqatës së Agro-Biznesit: Nuk ka fabrika për ambalazhimin e qelqit dhe depozita inoksi për ruajtjen e vajit
29 Nëntor, 13:36
-
Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pësoi atak kardiak
29 Nëntor, 13:32
-
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
29 Nëntor, 13:20
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Flet mes lotësh partnerja e tij: Po planifikonim dasmën
29 Nëntor, 13:12
-
Europol: Arrestohet në Rinas kreu i dyshuar i trafikut të heroinës nga Irani në Europë, i sekuestruan 703 kilogramë në një kontejner me sapun
29 Nëntor, 13:04
-
Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali
29 Nëntor, 13:03
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor, 12:54
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi
29 Nëntor, 12:46
-
Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29 Nëntor, 12:41
-
Moti i keq/ Fundjava pritet të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut
29 Nëntor, 12:39