Matura, sot 34 mijë mbetësit
nisin provimet e vjeshtës
Maturantët të cilët nuk mundën të kalojnë provimet e maturës shtetërore në fund të vitit akademik, do t’i nënshtrohen provimeve të vjeshtës të cilat fillojnë zyrtarisht sot.
TIRANE- Maturantët të cilët nuk mundën të kalojnë provimet e maturës shtetërore në fund të vitit akademik, do t’i nënshtrohen provimeve të vjeshtës të cilat fillojnë zyrtarisht sot. Sipas Ministrisë së Arsimit janë zyrtarisht 34 mijë maturantë në të gjithë vendin të cilët do të ritestohen për njohuritë e tyre në provimin e gjuhëve të huaja, provimin e matematikës, gjuhë letërsisë dhe dy provimeve me zgjedhje.
Në bazë të grafikut të hartuar nga Ministria e Arsimit është përcaktuar që provimi i parë ai i gjuhës së huaj të jetë sot, në datën 13 provimi i gjuhës dhe letërsisë, në 16 shtator ai i matematikës dhe në 22 shtator provimet e lëndëve me zgjedhje.
Të gjitha provimet e vjeshtës do të fillojnë në orën 10.00, ku provimet me detyrim do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, kurse provimet me zgjedhje do të zgjasin 4 orë. Maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje do të hyjnë në provim në orën 11:30. Provimet e detyruara do të kenë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje do të jenë me alternativa që do të vlerësohen me 13 pikë dhe 12 pyetje do të jenë me zgjidhje që do të vlerësohen me 37 pikë. Provimet me zgjedhje do të kenë 20 pyetje nga të cilat 10 pyetje me alternativa që do vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje me zhvillim që do vlerësohen me 30 pikë.
“Në provimin e Maturës Shtetërore 2014-të, sesioni i dytë, kanë të drejtë të marrin pjesë maturantët që nuk rezultojnë kalues në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore 2014-të, sesioni i parë. Maturantët që kanë qenë pakalues në një ose dy lëndë, në vitin shkollor 2013-2014 dhe i kanë shlyer ato në sesionin e vjeshtës” thuhet në udhëzimin e MAS. Po kështu në këto provime hyjnë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014-të, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njësuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm të ngritur me Urdhrin e MAS, por që duhet të japin një apo dy provim me zgjedhje.
Të drejtën për të hyrë në sezonin e vjeshtës të provimeve të maturës e kanë edhe ata gjimnazistë që kanë rezultuar jo kalues në vitin shkollor 2013-2014, por në datat 2-5 shtator kanë mundur të japin me sukses një ose dy lëndë ku kishin ngelur. Për këta mijëra kandidatë kalimi me sukses i provimeve të maturës do të thotë një shans i dytë për të hyrë në universitetet publike për vitin e ri akademik. Pasi nëpërmjet Formularit A3 ata kanë mundësi të garojnë për vendet që do të mbeten vakante nga faza e parë e regjistrimit në universitet.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.4%
-
Frikë se humbin
43%
-
Arsye të tjera
7.6%
Vota total: 1052
Lajme të tjera
-
Banorët e Bërxullës modifikojnë himnin e Flamurit: Kush është burrë s'frikësohet, e derdh lekun pa kursim! Avokati i Popullit ‘dajre’ e Ministri i Brendshëm ‘daulle’
29 Mars, 11:50
-
I dënuar me 25 vite burg në Itali, Gjykata e Tiranës njeh vendimin për ‘Ufon’! Ilir Paja nuk do ekstradohet, dënimin do e shlyejë në Shqipëri
29 Mars, 11:46
-
Dialogu Kosovë-Serbi vijon në Maqedoninë e Veriut, nesër do flitet për ekonominë, në fokus tregtia e dy shteteve
29 Mars, 11:39
-
U pikas nga autoritetet britanike si mbikqyrësi i fermave të kanabisit, arrestohet shqiptari! Manovra epike për t'i shpëtuar policisë (FOTO)
29 Mars, 11:30
-
Tiranë/ Arrestohet 47-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, u kap me 400 gramë kokainë! E shpërndante në zona të ndryshme të qytetit
29 Mars, 11:27
-
VIDEO/ Bënte manovra të rrezikshme me makinën luksoze në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Ishte i droguar, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i pezullohet patenta
29 Mars, 11:26
-
Lufta/ Moska: Ne do t'i arrijmë të gjitha qëllimet! SHBA po luan me idenë e një gjykate kundër Rusisë
29 Mars, 11:23
-
Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri
29 Mars, 11:20
-
LIVE/ Zgjedhja e Avokatit të Populllit, Komisioni i Ligjeve mblidhet për të diskutuar kandidaturat! Ja 14 emrat në garë
29 Mars, 11:19
-
Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm
29 Mars, 11:10
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak
29 Mars, 11:09
-
Tabaku depoziton amendamentin me ndryshimet e ligjit: Të aplikohet 0% tatim fitimi për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029
29 Mars, 11:08