Matura, ulet niveli i pikëve për
të gjitha degët në universitete

Matura, ulet niveli i pikëve për<br />të gjitha degët në universitete
TIRANE-  Prej 3 ditësh Agjensia Kombëtare e Provimeve po merret me përzgjedhjen e fituesve të fundit në Universitet. Në datën 29 shtator u mbyllën aplikimet ndërsa fituesit pritet të publikohen  ditën e henë. Ky është afati që ka përcaktuar udhëzimi i Ministrisë së Arsimit lidhur me shpalljen e fituesve në Universitet. Menjëherë pas shpalljes së fituese do të nisë dhe rregjsitrimi i kandidatëve. “Fituesit publikohen në faqet elektronike zyrtare të MAS dhe AKP më datë 05.10.2015. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 5 tetor deri 9 tetor 2015 duhet të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatet fitues”, - përcaktohet në udhëzuesin e MAS.

Agjensia Kombëtare e Provimeve thotë se dituesit do të zgjidhen nga sistemi elektronik, në bazë të pikëve që ka secili. Pikët llogariten nga notat e provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje si dhe nga nota mesatare. Niveli i pikëve në këtë raund pritet të ulet, në krahasim me fituesit përfundimtar të fazës së dytë. Burime nga kjo agjensi thekësojnë se ashtu si në vitet e kaluara pritet që niveli të ulet. “Është një eksperiencë që dihet tashmë. Faza e fundit me formularin A3, sjell dhe uljen e nivelit të pikëve. Nuk mund të them me sa pikë, pasi duhet pritur që sistemi të shpallë listëm por pritet që të ketë më shumë mundësi për të gjitha kandidatët që kanë aplikuar”, - thonë burime nga AKP.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene