Maturantët,Boçi:Të mirët u degëdisën
në degët e padëshiruara prej tyre

Maturantët,Boçi:Të mirët u degëdisën<br />në degët e padëshiruara prej tyre
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar sot ndaj takimit që kryeministri i vendit Edi Rama bëri me pedagogë të universiteteve ku ka kujtuar atij se maturantët më të mirë janë degdisur në degë të papëlqyera prej tyre.

Në reagimin e tij, Boçi ka shtuar se kryeministri Rama ofendoi pedagogët me fjalët e tij, ku theksoi se Agjencia e Sigurimit te Cilësisë në Arsimin e Lartë, vazhdon të akreditojë me shpejtësi rrufe program, pavarësisht se Agjencia Britanike vazhdon të lëvrijë në terren me vandakët e letrave ne duar.

Deklaratë e drejtuesit të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi
Edi Rama mblodhi sot pedagogë, profesorë e akademikë, në atë që e quan bashkëbisedim, po ku flet vetëm ai për dy orë me radhë.
Sigurisht, si gjithmonë nuk përtoi t'i etikojë si të paaftë e të korruptuar duke i futur të gjithë ne një thes. Në thesin e tij.
Nga takim me elitën e vendit, Rama e degradoi atë në një tubim partiak. 
I nisi fyerjet me Linditën e tij të Arsimit, dhe i ndau pedagogët në miq e armiq , që kanë krijuar kaos dhe kanë mbjellë mediokritet.
Predikoi autonominë universitare, por i hoqi 2 orë pedagogët nga auditorët ditën e hënë, për t’u mbajtur një leksion të gjatë e po aq mediokër, politik.
Rama dhe Lindita recituan edhe njëherë para pedagogëve po të njëjtat mashtrime:
Na lavdëruan, me këmbëngulje të lavdërushme sistemin hyrës të pa lavdi, në universitete, por nuk thanë pse degët më të kërkuara, si asnjëherë në këto 25 vite, si Stomatologji, Farmaci, Inxhinieri Mjedisi, Telekomunikacion etj, janë ende bosh.
U krekosën për ekselentët dhe meritën, por asnjeri nuk shpjegoi, pse më të mirët sot, si asnjëherë në këto 25 vite, u degdisën në degë të dorës së dytë.
Nuk dhanë as llogari për çorbën qē gatuan, duke kufizuar lirinë e preferencës, vetëm e vetëm të çonin maturantët tek mullinjtë e privatit. 
Rama dhe Lindita fshehën faktin se Agjensia e Sigurimit te Cilësisë në Arsimin e Lartë, vazhdon të akreditojë me shpejtësi rrufe programe për klientelën dhe politikën, pavarësisht se Agjencia Britanike vazhdon të lëvrijë në terren me vandakët e letrave ne duar.
Pasi i hoqën pagesat për p-time, pasi i reduktoi në maksimum pedagogëve të drejtën e orëve suplementare, shpërblimin për udhëheqet e temave e vlerësimin financiar për punën shkencore, u thotë se në Mars, meqë hyjmë në fushatë, do i rrisë pagat.
Rama dhe Lindita mbetën sot përsëri, para pedagogëve, profesorëve e akademikëve.​
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën