Maturantët mbetës, ja datat
e provimeve të vjeshtës

Maturantët mbetës, ja datat<br />e provimeve të vjeshtës
TIRANE - Caktohen datat e provimeve të vjeshtës për maturantët mbetës. Ministria e Arsimit publikoi dje udhëzimin për mënyrën se si do të zhvillohen këto provime. Kush ka mbetur në Letërsi, do të mund ta rijapë atë më 17 shtator. Provimi i Matematikës është caktuar më 19 shtator, ndërsa lëndët me zgjedhje jepen më 21 shtator. “Në sesionin e dytë, provimet e Maturës Shtetërore të fillojnë në orën 9:00. Ndërsa për kandidatët që do të japin provim njërën nga lëndët me zgjedhje, do të hyjnë në provim në orën 10:00” thuhet në udhëzim.

Sipas udhëzimit testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 pyetje të jenë me zhvillim dhe të vlerësohen me 37 pikë. Provimet e lëndëve të detyruara të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Sipas tij, testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 10 pikë, kurse 10 pyetje të jenë me zhvillim dhe të vlerësohen me 30 pikë.

Procedurat e hartimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në udhëzim. Po sipas udhëzimit në testin për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 10 pikë, kurse 10 pyetje të jenë me zhvillim dhe të vlerësohen me 30 pikë. Provimi i lëndëve me zgjedhje zgjat 3 orë.

KANDIDATET

Në provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2013 kanë të drejtë të marrin pjesë maturantët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime në sesionin e parë të Maturës Shtetërore 2011.

“Do të marrin pjesë maturantët që rezultuan mbetës në vitin shkollor 2012-2013 dhe i shlyejnë provimet shkollore në datat 4 shtator dhe 6 shtator 2013” shkruhet në udhëzim. Por në këtë sesion perveç atyre që kanë rezultuar mbetës në vitin akademik 2012-2013 do të marrin pjesë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2013, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe për arsye të ndryshme,nuk kanë plotësuar formularin A1Z shkruhet në udhëzim. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm të ngritur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Provimet të zhvillohen të përqendruara në Drejtoritë Arsimore Rajonale. Drejtori i DAR-së, brenda datës 9 shtator 2013, njofton zyrtarisht AKP-në për mjedisin ku do të zhvillohen provimet e sesionit të dytë.Për vitin akademik 2012-2013, kanë rezultuar mbetës vetëm në lëndët e detyruara 3 mijë maturantë. Provimet të zhvillohen të përqendruara në Drejtoritë Arsimore Rajonale. Përzgjedhja e testit për provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2013, bëhet nga AKP. Ndërsa vlerësimi i testeve të Maturës Shtetërorë 2013, do të ndjekë të njëjtat procedura sipas rregullores ss Maturës Shtetërore 2013.

MBETESIT NE VITE
Në 2008 -  4 mijë
Në 2009 -  7 mijë
Në 2010 -  3 mijë
Në 2011 -  6 mijë
Në 2012 -  5 mijë
Në 2013 -  3 mijë (pa lëndët me zgjedhje)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet