Maturantët, Rama-Topallit:
Në protestë drejtorët e PD

Maturantët, Rama-Topallit:<br />Në protestë drejtorët e PD
Seanca plenare e ditës së sotme është dominuar nga debati për maturantët që nuk fituan të drejtën e studimit në fazën e parë të konkurrimit. Në radhët e maturantëve është krijuar kaos informacioni ndërkohë që kjo thellohet edhe nga mbështetja që opozita i bën kësaj çështjeje.
 
Rama në replikat e tij ndaj Topallit ka sqaruar disa herë se kjo është vetëm faza e parë e përzgjedhjes  dhe se askush nga maturantët që e meriton nuk do të mbetet pa të drejtë studimi deri në fund të procesit.
 
Kreu i Qeverisë tha se protesta e maturantëve që nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, në disa raste është e nxitur nga ish-drejtorë të arsimit të ndëshkuar për korrupsion. Rama i cilësoi politike akuzat e PD, pasi asnjë rektor nuk ka dalë kundër skemës së pranimit në universitete.
 
Jozefina Topalli, me fotografinë e një maturanteje në dorë ka vijuar akuzat e saj për dështimin e ligjit arsimor. Ajo është shprehur se ndien keqardhje që nxori atë foto pasi i frikësohet hakmarrjes së Ramës.

Kryeministri i është përgjigjur Topallit duke cituar Kantin :"Kur e akuzon dikë, për diçka që nuk është fakt, kujdes se mund ta bësh vetë". Ai ka sqaruar edhe njëherë Topallit se përzgjedhja nuk ka mbaruar dhe se sistemi transparent i meritës do të zgjedhe më të mirët.

Debati
Topalli: "Një keqardhje dhe një pendesë kam se duke treguar foton e asaj vajze dhe duke ditur shpirtin tuaj hakmarrës unë kam frikë se ti do e copëtosh. Është e vetmja keqardhje që kam që e nxora atë fotografi".
 
Rama: "U ngrite këtu dhe the që kam frikë të flas për atë vajzën se ti do e copëtosh. Kanti Thotë: "Kur e akuzon dikë, për diçka që nuk është fakt, kujdes se mund ta bësh vetë". Unë nuk kam njohur shefa komitetesh në atë kohë, ty mbase  jeta të ka çuar në dyer komitetesh për hallet që ke pasur dhe mbase ke njohur dhe shefa komitetesh Jozefinë. Nuk e prisja që të ishe kaq e dobët në përgjigje përballë fakteve. Përsëri thua si ka mundësi që ata nuk hyjnë në universitet ndërkohë që procesi nuk ka mbaruar ndërkohë që ta shpjegova edhe me shumë dëshirë që raundi i parë ka mbaruar sepse kjo është reforma jonë për të ndërtuar një sistem arsimor të meritës. Dhe sistemi arsimor i meritës do të thotë që më të mirët kanë të drejtë të zgjedhin të parët". 


Debati
Topalli: "Një keqardhje dhe një pendesë kam se duke treguar foton e asaj vajze dhe duke ditur shpirtin tuaj hakmarrës unë kam frikë se ti do e copëtosh. Është e vetmja keqardhje që kam që e nxora atë fotografi".
 
Rama: "U ngrite këtu dhe the që kam frikë të flas për atë vajzën se ti do e copëtosh. Kanti Thotë: "Kur e akuzon dikë, për dicka që nuk është fakt, kujdes se mund ta bësh vetë". Unë nuk kam njohur shefa komitetesh në atë kohë, ty mbase  jeta të ka ccuar në dyer komitetesh për hallet që ke pasur dhe mbase ke njiohur dhe shefa komitetesh Jozefinë. Nuk e prisja që të ishe kaq e dobët në përgjigje përballë fakteve. Përsëri thua si ka mundësi që ata nuk hyjnë në universitet ndërkohë që procesi nuk ka mbaruar ndërkohë që ta shpjegova edhe me shumë dëshirë që raundi i parë ka mbaruar sepse kjo është reforma jonë për të ndërtuar një sistem arsimor të meritës. Dhe sistemi arsimor i meritës do të thotë që më të mirët kanë të drejtë të zgjedhin të parët". 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron