Maturantë pa dije, 11 mijë mbetës
2 herë më shumë se vjet

Maturantë pa dije, 11 mijë mbetës<br />2 herë më shumë se vjet
TIRANE - Këtë vit provimet e Maturës Shtetërore janë mbyllur me 11 mijë katra në total. Një numër i konsiderueshëm mbetësish krahasur me vitet e mëparëshme. Sipas drejtorit të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, Fatmir Vejsiu kjo nuk do të thotë se ka pasur 11 mijë mbetës. “Këto provime u mbyllën me 11 mijë katra. Por kjo nuk do të thotë se ka pasur 11 mijë mbetës.

Pasi një person mund të ketë marrë katër në të katërta lëndët, pra të jetë mbetes në të katër lëndët. Mund të ketë maturantë që kanë marrë katër në tre lëndë, në dy lëndë ose mund të këtë marrë katër në një prej lëndëve të dhëna” shprehet Vejsiu. Në vitet e mëparshëm numri i maturantëve që janë vlerësuar me notën katër ka qënë më i ulët se sa numri i këtij viti. Në këtë vitë numri i matuarantëve që nuk kanë marrë notë kaluese ka qënë pothuajse sa dyfishi i vitit 2012.

Në vitin 2008 janë marrë gjithsej 6 mijë katra, ndërsa në vitin 2009 janë marrë 7 mijë katra. Kurse në vitin 2010 janë marrë gjithsej 6 mijë karta , po aq edhe në vitin 2011. Ndërsa numri më i ulët i të rinjve që janë vlerësuar me notën katër ka qenë një vit më parë, 5 mijë të tilla. Në provimet e maturës shtetërore këtë vit morën pjesë rreth 45 mijë të rinj. Në total, këtë vit gjatë procesit të maturës shtetërore janë vlerësuar me notën 4 plot 11 mijë  gjimnazistë, të cilët automatikisht përjashtohen nga gara për në shkollë të lartë.

Në bazë të rregullores për zhvillimet e provimeve të maturës shtetërore, të gjithë ata që vlerësohen me notën 4 humbasin të drejtën për të plotësuar formularin A2, i cili është formulari i aplikimit për në universitet dhe nëse nuk e plotëson atë atëherë nuk figuron i rregjistruar për në shkollë të lartë.

VERIFIKIMET

Por, po sipas drejtorit të arsimit parauniversitar, për të gjitha tezat e dyshuara si kopje dje ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për verifikimet e tyre. “ Sot(dje) Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për verifikimet e tezave që  janë të dyshuara, për kopje. Për rastet kur nuk ka mospërputhje të të dhënave apo të shenjave, të cilat mund të jenë berë gabimisht të bëra gjatë ditës së provimit” shprehet Vejsiu.

Ndërsa maturantët që kanë bërë ankimim të notës së maturës kanë të drejtë të tërheqin kopjen dhe të paraqesin një relacion. Verifikimi do të bëhet nga ekspertë të Ministrisë së Arsimit. Ata do të bëjnë një verifikim të testit, por nuk do të ketë rivlerësim të tij. Maturantët mbetës edhe këtë vit kanë mundësi të rijapin provimet e maturës në muajin shtator.
 
NOTA KATËR

Në vitin 2008 6 mijë
Në vitin 2009 7 mijë
Në vitin 2010 6 mijë
Në vitin 2011 6 mijë
Në vitin 2012 5 mijë
Në vitin 2013 11 mijë

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet në rrugë (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet në rrugë (VIDEO)