Maturantët e gjimnazit “Petro Nini
Luarasi” sjellin “Ballon e Shekspirit”

Maturantët e gjimnazit “Petro Nini<br />Luarasi” sjellin “Ballon e Shekspirit”
Shkolla e mesme "Petro Nini Luarasi" solli në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve “Ballon e Shekspirit”, në kuadër të 400-vjetorit të vdekjes të artistit të madh. Një grup maturantësh interpretuan si një trupë aktorësh profesionistë pjesë nga veprat më të njohura të Shekspirit, nën regjinë e Iris Canaj dhe drejtimin e Anila Shahut.

Salla e Universitetit të Arteve u mbush jashtë kapacitetit, biletat kushtonin vetëm 200 lekë dhe të gjitha paratë e mbledhura nga shfaqja, në total 90,000 lekë të reja shkuan në ndihmë të fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli.

Romeo dhe Zhulieta, Mbreti Lir, Zbutja e Kryeneçes, Hamleti apo Makbethi ishin vetëm disa nga aktet e interpretuara në mënyrë të shkëlqyer nga nxënësit e shkollës Petro Nini Luarasi. Regjisorja Iris Canaj shpreson t’u jepet mundësia ta shfaqin edhe në skena të tjera “Ballon e Shekspirit” , për të vlerësuar edhe punën dhe impenjimin intensiv të nxënësve.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin