Maturantët, site për llogaritjen
e pikëve për degët e preferuara

Maturantët, site për llogaritjen<br />e pikëve për degët e preferuara
TIRANE - Të rinjtë kanë krijuar një faqe të dedikuar për të bërë një llogari për degën ku mund të shpallen fitues. “Matura.al”, është një site iu krijon atyre mundësinë e krahasimit të pikëve, jo vetëm me fituesin e fundit, por me pikët e të gjithë fituesve të degës në një vit të caktuar. Të rinjtë mund të ndryshojnë vitin e krahasimit duke shtypur një nga butonat 2012, 2011 apo 2010, por duhet pasur parasysh se krahasimi bëhet gjithmonë me vitet e mëparshme.
Për çdo degë të zgjedhur, një grafik horizontal (shirit i cili ngjyroset blu) do të tregojë pozicionimin e pikëve tuaja në krahasim me pikët e fituesve të tjerë në një vit të caktuar.

Krahasimi bëhet vetëm me pikët e fituesve të degës ME VITET E MËPARSHME! Një pozicionim i mirë në krahasim me fituesit e viteve të mëparshme do të thotë që ju keni mundësi të mira të pranoheni në një degë specifike. Përsëri nuk mund të jeni 100% i sigurt që do të pranoheni në degën që dëshironi. Kjo pasi nga viti në vit ndryshojnë pikët e fundit që klasifikojnë fitues një kandidat. Sa më lart të jeni të pozicionuar në këtë renditje, aq më shumë mundësi keni të jeni në listën e fituesve.

Në shembullin e paraqitur më poshtë, kandidati është i pozicionuar në percentilin e 92-të për Degën e Historisë (Universiteti i Tiranës) në vitin 2012. Pikët e kandidatit janë 5,440.00; ndërsa pikët e fituesit të fundit dhe të parë për këtë degë në vitin 2012 janë respektivisht 5134.40 dhe 5717.60. Percentili i 92-të do të thotë se nëse kandidati do të kishte aplikuar në vitin 2012, me 5,440.00 pikë do të ishte me rezultat më të mirë se 92% e fituesve të degës në këtë vit. Mundësitë e kandidatit janë të larta. Kjo paraqitet edhe vizualisht nga një shirit pothuajse i ngjyrosur blu.

Kandidati do të vlerësohej me 5,280.00 pikë për degët Mjekësi e Përgjithshme (Universiteti Mjekësor i Tiranës) dhe Matematikë (Universiteti i Tiranës). Me këtë vlerësim kandidati ka mundësi tepër të vogla të pranohet për degën e Mjekësisë (Universiteti i Tiranës), ku pikët e fituesit të fundit per vitin 2012 janë 6501.20. Gjithashtu për degën e Matematikës (Universiteti i Tiranës) kandidati renditet në percentilin e 2-të. Kjo do të thotë që nëse ky kandidat do të aplikonte në vitin 2012, pikët e tij do të ishin më të larta se vetëm 2% e fituesve në këtë degë. E thënë ndryshe kandidati ka mundësi të ulta edhe për këtë degë!

Për një vendim-marrje sa më të mirë duhet të kryeni krahasimet me të treja vitet! Mund të ndodhë që edhe nëse pikët tuaja mund të pozicionoheni mirë në një vit të caktuar, kjo mund mos të jetë e vërtetë për vitet e tjera. Më poshtë paraqesim një shembull se si krahasimi me pikët e fituesit të fundit mund të çojë në një zgjedhje të gabuar. Ky është vetëm një shembull, i bazuar në një rast hipotetik, për të treguar problemet e krahasimit vetëm me pikët e fituesit të fundit. Nëse pikët e një kandidati për këtë degë janë 5120 a duhet të aplikojë ai për këtë degë apo jo?!

Nisur nga informacioni i dhënë, kandidati mund të mendojë që në katër nga pesë vite më parë me këtë rezultat do të fitonte të drejtën për këtë degë, duke patur kështu 80% mundësi të fitojë. Fatkeqësisht ai do të vendoste gabim sepse pikët e fituesit të fundit për këtë degë në 2012 janë 5134.40.  Nëse kandidati do të kishte mundësi krahasimi me pikët e të gjithë fituesve në vite, atëherë ai do të shikonte që për çdo vit ai do të ishte nën percentilin e 20-të të fituesve. Kjo do të thotë që pikët e kandidatit janë më të larta se vetëm 20% e fituesve në një vit të caktuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!