Maturantët, sot provimi i
gjuhës shqipe dhe letërsisë

Maturantët, sot provimi i<br />gjuhës shqipe dhe letërsisë
TIRANE - Gati 45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën të ditur se këtij provimi do i nënshtrohen 45 mijë maturantë në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Rreth 2 për qind e maturantëve nuk do të jenë pjesë e procesit, pasi rezultojnë nxënës mbetës. Ndërsa maturantët shprehen se janë të frikësuar. “I kemi marrë të gjitha informacionet që na kanë dhënë në shkollë.

I kemi lexuar, rilexuar. Kemi shumë emocione, frikë, por shpresojmë të dalim mirë”,-thotë një maturant.“E sigurt ndihem, por frikë kam”,- shprehet një tjetër maturante. “Kam shumë frikë, shumë emocion”,- thotë një tjetër.

Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimeve. Vetëm pak ditë më parë në të gjitha shkollat, ku do të zhvillohen provimet janë instaluar bllokuesit e valëve telefonike.

Provimi do të përmbajë 13 pyetje me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maturantët do të kenë mundësinë e marrjes së përgjigjes pas 10 ditësh nga dita e zhvillimit të këtij procesi.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim