TIRANE - Maturantët janë në ankth për mënyrën dhe mbarëvajtjen e provimeve të Maturës Shtetërore. Ndonëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur rregulla të forta dhe mbi të gjitha do të bëjë edhe instalimin e bllokuesve të valëve telefonike në ambientet ku do të zhvillohen provimet.
Maturantët sërish janë spektikë nëse bllokuesit e valëve do të instalohen në të gjitha shkollat e vendit. Por, sipas tyre edhe nëse kjo metodë do të zbatohet në të gjitha shkollat ka shumë mënyra që nxënësit të kopjojnë.
Maturantët janë të “frikësuar” se nëse instalimi i tyre nuk bëhet në të gjitha shkollat dhe maturantët e rretheve kopjojnë, ata do t’u zënë degët më të mira në fakultete. “ Vendosja e bllokuesve të valëve telefonike është një mënyrë e mirë, por celulari nuk është e vetmja mënyrë për të kopjuar.
Nxënësit gjejnë shumë mënyra të tjera” shprehet një maturante e shkollës “Sami Frashëri”. Por më tej maturantët të shqetësuar thonë se nëse këto rregulla nuk do të zbatohen në të gjitha shkollat e vendit atëherë nxënësit “kopjacë”, do t’u “vjedhin” pikët për në univeristet.
“Bllokuesit e valëve mund t’i minimizojnë kopjet, por nuk mund t’i shmangin ato. Në kryeqytet dhe në rrethet e mëdha të gjitha rregullat mund të zbatohen me përpikmëri, po në ato të vogla, po në shkollat e komunave sa to të zbatohen rregullat e vendosura nga Ministria e Arsimit.
Në qytetet e vogla dhe në komuna, njerëzit përgjithësisht njihen dhe mësuesit e shkollës janë miq dhe shokë edhe më mësuesit e shkollave të tjera. Ata mund t’i lënë nxënësit të komunikojnë, kjo gjë na dëmton shumë sepse ata mund të marrin pikë më shumë nga çfarë meritojnë” shprehet K.M maturant i shkollës “Partizani”.
Sipas maturantëve ka disa mënyra kopjimi. “Mënyrat e kopjimit janë nga më të ndryshmet. Një ndër to është komunikimi me njëri-tjetrin, neglizhimi i administratorëve të klasave. Ka pasur raste kur persona të jashtëm kanë hyrë në shkolla dhe kanë çuar materiale të gatshme nga jashtë.
Të gjitha këto kanë ndodhur, dhe sidomos në rrethe aty ku polici që ruan ambientin njihet. Kopja nuk mund të evitohet 100 për qind, por të paktën të minimizohet që vlerësimi të jetë më i saktë dhe mos të përfitojnë ata që nuk e meritojnë” shprehet D.R nxënëse e shkollës “Partizani”.
Masat e marra nga MASH për mbarëvajtjen e provimeve janë: Në çdo klasë do të ketë zhurmues. Nuk do të lejohet asnjë nxënës me celular. Klasat do të kenë nga një mësues mbikëqyrës. Çdo shkollë do të ketë polic në hyrjen kryesore. Maturanti do të ulet në bankë sipas një renditje.
Salla e provimit për këdo përcaktohet nga AKP. Vendi i maturantit që mungon mbetet bosh. Nuk lejohet ndërrimi i vendeve. Nuk lejohet hyrja e personave të paautorizuar në shkollë. Nuk lejon asnjë send, përveç stilolapsit, pasaportës/ letërnjoftimit/ ID.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com