Pas publikimit të variantit të parë(A)të tezës së provimit  të matematikës një natë para se maturantët t'i nënshtroheshin provimit të matematikës , është bërë publik nga një maturant në Librazhd varianti "B" i cili rezulton të jetë ai i sakti.
 
Gjatë zhvillimit të provimit maturanti ka publikuar tezën e cila konfirmohet nga Minsitria e Arsimit për Report TV si varianti i saktë dhe zyrtarë të cilit i'u nënshtruan maturantët në mbarë vendin këtë të premte.
 
Dalja e këtij varianti është bërë publik pak minuta para orarit zyrtar të përfundimit të provimit në të gjithë vendin, rreth orës 11:30. Burime nga Minsitria e Arsimit bëjnë me dije se maturanti është penalizuar dhe është nxjerrë nga provimi.

Report TV ka pyetur edhe maturantët e Tiranës nëse është ky varianti të cilin ata kanë patur në provim dhe rezulton ashtu sikurse konfirmon edhe ministria e Arsimit për gazetarin Driçim Çaka se ky është varianti zyrtar.

Ndërkohë varianti i parë që u bë publik në rrjetet sociale një natë më parë rezulton të jetë një version i vjetër i tezës , kjo edhe sipas reagimit zyrtar të minsitrisë së Arsimit

Ora 12:45 Malaj për Report TV nga Vlora: S'kemi patur probleme, tentativa dashakeqëse për të cënuar procesin
Nga ana tjetër Zv ministrja e Arsimit zonja Nora Malaj në një prononcim për Report TV nga qyteti i Vlorës ku ajo ndodhet për inspektim  thekson se nuk ka patur probleme dhe se mbarvajtja e tesktit ka qënë mjaft e mirë.
 
Malaj thekson se asaj në cilësinë e zëvëndës ministres nuk i janë raportuar prbleme në rang vendi ndërkohë që theksoi se çdo person përgjegjës që mund të ketë bërë një gjë të tillë do të penalizoht.
 
Ajo i ka cilësuar përjkje dashakeqëse këto tentatova për prishjen e një procesi që rezulton të ketë qënë mjaft i qetë e pa probleme në tërësinë e tij.



Ora 12:45 Përfundon testi i Matematikë, maturantët: Provim normal
Maturantët e shkollës Ismail Qemali në kryeqytet ku Report TV ishte pas përfundimit të testit të Matematikës shprehen se testi ishte normal jo shumë i vështirë ndërkohë që theksuan se pyetjet ishin disi të strukturuara në një mënyrë disi të vështirë për tu kuptuar.