Mavraj dhe Cikalleshi: Me këtë filozofi
do të bëjmë surpriza në Francë 2016

Mavraj dhe Cikalleshi: Me këtë filozofi<br />do të bëjmë surpriza në Francë 2016
 Sot paradite djemtë e përfaqësues sonë të futbollit zhvilluan seancën e dytë të stërvitjes në prag të 2 ndeshjeve miqësore që do të zhvillojnë në 26 dhe 29 mars në Austri dhe Luksemburg.
 
Për Mërgim Mavrajn nuk ka rëndësi se cili është përballë, pasi filozofia e Shqipërisë do të jetë e njëjtë.
 
“Ne duhet të luajmë ashtu sic kemi filozofinë tonë dhe jo të shohim Austrinë, Zvicrën apo më pas Francën. Duhet të tregojmë vlerat tona dhe të përmirësohemi.
 
Me shokët e ekipit kombëtar jemi në kontakt me shpesh sesa me drejtuesit  e stafit. Konkurrenca është pjesë e suksesit nëqoftëse si profesionist vendos të luash me  kombëtaren"-deklaroi Mavraj.
 
Për sulmuesin Sokol Cikalleshi, miqësoret janë të rëndësishme për ato që kërkon trajneri.
 
“Ndaj Austrisë shpresojmë të bëjmë një rezultat pozitiv. Loja dhe rezultati janë të dyja të rëndësishme. Jemi ne moment historik dhe do përpiqemi të bëjmë maksimumin.
 
Ne finalet e EURO 2016 ndeshjet janë të vështira, por ne do shkojmë të bëjmë surpriza" deklaroi Sokol Cikalleshi per mediat.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)