Mërgim Mavraj është një lojtarët kryesor në ekipin kombëtar të futbollit dhe kandidat për të marrë shiritin e kapitenit, por disa deklarata nga Gjermania duket se kanë lënë të pakënaqur tifozët kuqezinj.
 
Lojtari me origjinë nga Kosova është shprehur në një takim me fansat e ekipit të Hamburugut se kishte ëndërr për të luajtur për Gjermaninë, por fatkeqësisht nuk u realizua.
 
“Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua” u shpreh ai.
 
Deklarata e tij pritet të sjellë reagime, pasi e vendos Shqipërinë si zgjedhje të dytë dhe pranoi të vishej kuqezi, pasi e refuzoi Gjermania.

mergim mavraj

Faksimile e lajmit për Mavrajn ne mediat gjermane

dy.b/shqiptarja.com