Mavraj largohet zyrtarisht,
Furthi kërkon kapiten të ri

Mavraj largohet zyrtarisht,<br />Furthi kërkon kapiten të ri
E sigurt, Mërgim Mavraj tashmë është zyrtarisht jashtë planeve të ekipit të Fruthit për edicionin e ardhshëm futbollistik duke dalë në konkluzionet e De Biasit se mbrojtësi do të largohet nga Gjermania për të luajtur në Itali, Seria A.

Mediat gjermane pranë ekipit të Furthit, por edhe prestigjozja ‘Bild’ shkruajnë se drejtuesit e ekipit janë duke menduar për të gjetur kapitenin e ardhshëm që do të jetë pararojë e ekipit në Bundesliga I, pasi 27 vjecari Mërgim Mavraj do të largohet nga ekipi, pas rënies nga Bundesliga.

Në pole position pas largimit të Mavraj për të marrë shiritin e kapitenit është portieri Uolfgang Hesl, i cili shikohet si me mjaft perspektivë për të ardhmen. Kështu tashmë mbetet të shihet se në cilin ekip do të përfundoj kosovari me pasaportë shqiptare, Mërgim Mavraj. Presidenti i ekipit të Lazios ndoshta për mbrojtësin shqiptar Hysaj ka folur më shumë për cilindo futbollistët tjetër gjatë kësaj merkatoje.

Por në një prononcim të fundit, presidenti ka deklaruar se të gjithë thashethemet që qarkullojnë në shtyp për Hysajn janë të rremë, pasi nuk ka asgjë të vërtetë dhe se Lazio nuk do të japë 3-4 milionë euro për mbrojtësin, shifër që e kërkon Empoli.

Kështu sipas të gjitha gjasave, Hysaj do të mbetet të Lazio ose nëse Parma do të bëjë ofertën më të madhe se Lazio do të marrë shërbimet e shqiptarit që është kthyer në qendër të medias.

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë