Max Verstappen: Meriton më shumë tituj, ju tregoj rivalin e sezonit

Max Verstappen: Meriton më shumë tituj, ju tregoj rivalin e sezonit

Max Verstappen

Kampioni aktual i botës në Formula 1, Max Verstappen ka fituar 33 gara në karrierën e tij, duke lënë pas Fernando Alonson me 32 fitore. Spanjolli ka dy tituj kampion në F1, teksa këtë sezon i ka bërë një nisje të mirë sezonit me skuderinë Aston Martin, duke u ngjitur dy herë në podium.

Respektin dhe mirënjohjen për Alonson e ka treguar edhe Verstappen, që ka vlerësuar pilotin spanjoll.

“Mendoj se Fernando duhej të kishte fituar më shumë gara në karrierën e tij. Ai meriton shumë më tepër nga sa ka arritur, ndaj do të isha shumë i lumtur nëse do të fitonte garën numër 33, njësoj si unë. Në një mënyrë, do të dëshiroja që ai të fitonte më shumë. Të shohim në garat e ardhshme”, tha piloti i Red Bull.

Më pas kampioni i botës me Red Bull ka treguar se Alonso është një rival i denjë që meriton të fitojë edhe për shkak të menaxhimit të situatave.

“Fernando mund të na krijojë mjaft telashe në pistë, pasi ka një makinë të shpejtë dhe ka përvojën e mjaftueshme për të fituar. Di të menaxhojë gomat e situatat, di të pilotojë dhe të parakalojë atëherë kur duhet. Mbetet një rival i vështirë, por do të isha i lumtur nëse ai do të fitojë sërish një garë”, tha Verstappen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën