Max Verstappen: Vendime që shkatërrojnë, Formula 1 po shkon në drejtim të gabuar

Max Verstappen: Vendime që shkatërrojnë, Formula 1 po shkon në drejtim të gabuar

Max Verstappen

Kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen është kundër mënyrës së re të provave që pritet të aplikohet në Çmimin e Madh të Bakusë në 28 prill. Drejtuesit kanë vendosur që të ketë më shumë adrenalinë edhe në provat zyrtare, me pilotin e Red Bull që është kundër organizimit të ri. Pritet që gara sprint në Baku të japë pikë për 8 të parët dhe jo të përcaktojë renditjen e pilotëve në garën e së dielës, që do të vendoset nga provat zyrtare të së premtes.

“Nuk mendoj se është në ADN-në e Formula 1 që të organizojë këto lloj eventesh. Ky sport duhet t’i çojë pilotët që të japin maksimumin në provat zyrtare dhe më pas të duelojnë për fitoren në garë. Kjo është ADN-ja e Formula 1 dhe nuk e kuptoj këtë dëshirë për ta ndryshuar. Mendoj se spektakli nuk ka munguar, duke ulur shpenzimet dhe afruar skuadrat me njëra-tjetrën”, tha piloti i Red Bull.

Verstappen duket se dëshiron të qëndrojë me të vjetrën, teksa kërkon që të anullohen provat e së premtes për shkak të ngarkesës.

“Duke bërë gjithë këto ndryshime harrojmë se sa e shpejtë është fundjava për ne, sa kaotike bëhet fundjava, pa harruar që zhvillojmë shumë gara. E kuptoj dëshirën për të patur më shumë emocione, por po e çojmë Formula 1 në drejtim të gabuar. Të evitojmë provat e së premtes dhe ta bëjmë fundjavën më interesante”, tha Verstappen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik