May letër të hapur për qytetarët 
​e BE-së, përballje me 27 liderë

May letër të hapur për qytetarët <br />​e BE-së, përballje me 27 liderë<br>
Kryeministrja britanike, Theresa May, vijon sot dhe nesër negociatat me liderët e tjerë europianë, për daljen e Britanisë nga BE-ja. Përpara samitit, May u zotua se do ta bëjë sa më lehtë të mundur për shtetasit e BE-së që të mbeten në Britani, edhe pas Brexit-it. Në një letër të hapur për qytetarët e Bashkimit Europain -së, May tha se procesi i aplikimit dixhital për zgjidhje të statusit do të jetë “efikas” dhe me çmim “sa më të ulët”.

Ajo po ashtu tha se Londra dhe BE-ja janë në distancë prekëse sa i përket marrëveshjes për të drejtat e qytetarëve. Në Bruksel, May do të përballet me 27 liderët e tjerë të BE-së, të cilët do të vlerësojnë përparimin e përgjithshëm të negociatave të deritashme për Brexit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se nuk pritet ndonjë kthesë e madhe në samit. Negociatat kanë ngecur për disa çështje, përfshirë statusin e ardhshëm të 3 milionë shtetasve të BE-së që jetojnë në Britani dhe të 1 milion britanikëve që jetojnë gjetkë në bllok.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel