May: Takimi Trump-Putin duhet të zvogëlojë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi

May: Takimi Trump-Putin duhet të zvogëlojë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi

Kryeministrja britanike, Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, e mirëpriti samitin midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai duhet të shfrytëzohet për të ulur rrezikun e konfliktit midis NATO-s dhe Moskës. May i bëri këto komente në një darkë pune të udhëheqësve të NATO-s, të mërkurën në Bruksel.

Kanalet e hapura të komunikimit midis SHBA-së dhe Rusisë janë kyçe për menaxhimin e rreziqeve të konfliktit.

Kryeministrja britanike, Theresa May

Trump dhe Putin do të takohen më 16 korrik në Helsinki. May foli edhe për, siç u shpreh, “aktivitetin malinj” të Moskës, përfshirë sulmet kibernetike ruse në Perëndim dhe dyshimet se Rusia ka përdorur një agjent nervor për të helmuar një ish-agjent rus në tokën britanike.

Marrëdhëniet e Londrës me Moskën janë tensionuar keq, që prej kohës që Britania ka akuzuar Rusinë për përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skipal, dhe vajzën e tij Yulia, më 4 mars të këtij viti. Incidenti ka çuar në dëbimin më të madh të diplomatëve rusë që nga Lufta e Ftohtë. Rusia i ka mohuar akuzat e Londrës dhe është përgjigjur me dëbime të diplomatëve perëndimorë./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase