TIRANE- Sekretari i Komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj depozitoi në Kuvend një kërkesë me anë të së cilës kërkon që të ushtrojë një kontroll në Shërbimin Informativ Shqiptar. Nëpërmjet kësaj shkrese, deputeti i mazhorancës i kërkon kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, që të aprovohet kërkesën e tij në mënyrë që të ushtrojë kontroll në institucionin e SHISH.
Kërkesa
Kërkesa e bërë nga Lutaj është e përbërë nga tri pika kryesore. Konkretisht burime nga Kuvendi bëjnë me dije se ky grup kontrolli përbëhet nga pesë anëtarë, ku tri do t’i përkasin mazhorancës dhe dy opozitës. Konkretisht nga radhët e mazhorancës dy deputet do të jenë të Partisë Socialiste dhe një nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë ose kreu i komisionit Spartak Braho ose deputeti Luan Rama. Krahas kësaj, kjo kërkesë bazohet në kontrollin e disa prej gjërave që konsiderohen pikante nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste.
Konkretisht çështja e përgjimeve është ajo që ka çuar në inicimin e kontrollit të Shërbimit Informativ Kombëtarë që sipas kërkesës së bërë është edhe argumenti kryesorë se përse duhet bërë ky kontroll në SHISH. Konkretisht në kërkesë parashtrohet fakti se disa prej drejtuesve të policisë së shtetit apo edhe persona të tjerë të rëndësishëm në ekzekutiv dhe legjislativ kanë qenë pjesë e përgjimeve të SHISH dhe për këtë duhet bërë një kontroll për të zbardhur të gjithë situatën. Por që kjo kërkesë të vihet në zbatim duhet më parë që të marrë aprovimin nga ana e Brahos, i cili duhet t’ia përciellë me shkrim edhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Kjo është e parashikuar në nenin 102 të rregullores së Kuvendit i cili parashikon se: “ Komisionet e përhershme, brenda fushave përkatëse të përgjegjësisë, mund të kryejnë kontrolle ose të kërkojnë dokumentacione që i konsiderojnë të nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje të caktuar. Në këtë rast, kryetari i Kuvendit njoftohet me shkrim nga kryetari i Komisionit. Në përfundim të kontrollit, komisionet hartojnë një raport,i cili i përcillet kryetarit të Kuvendit dhe bëhet i njohur publikisht, duke përfshirë edhe mendimin e pakicës”.
Debati
Pas publikimi të lajmit se deputeti i PS-së, Pirro Lutaj ka depozituar kërkesën për të kontrolluar SHISH, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të komisionit, Flamur Noka. Në një reagim nëpërmjet një komunikate për shtyp Noka theksoi se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe se bëhet vetëm për të dhunuar dhe për të vënë nën kontroll SHISH. “Kërkesa e paraqitur nga mazhoranca pranë Komisionit të Sigurisë për kontrollin e SHISH, është tërësisht e pabazuar në ligj.
Ky akt i paprecedentë marrëzie është përpjekje për të dhunuar dhe vënë nën kontroll partiak institucionet e pavarura si SHISH , dhe që cenon dhe trondit sigurinë kombëtare”, theksoi Noka në reagimin e tij. Por ky qëndrim i opozitës lë të kuptohet se PD nuk do të marrë pjesë në grupin e kontrollit pasi e cilëson si të paligjshëm.
Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com