Mazhoranca injoron tubimin Metës/ Balla: Lajmi më i rëndësishëm raporti i KE! Majko: Nuk e ndoqëm se ishim në mbledhje

TIRANË- Mazhoranca ka injoruar krejtësisht tubimin prej dy orësh të Presidentit Ilir Meta dhe paralajmërimin e tij se do të shpërndajë parlamentin. Reagimi i parë nga qeveria ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla i cili tha se lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme është raporti i komisionit Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave.

"Merruni me raportin e Komisionit Europian. Shqipëria ka marrë një lajm të mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme sot", tha Balla.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko i cili tha se nuk e ka ndjekur tubimi pasi ishte në mbledhje. Këto deklarata përfaqësuesit i PS-së i bën në përfundim të mbledhjes me struktura të kësaj partie politike. Mbledhja nisi vetëm pak para se të fillonte tubimi i presidentit Meta, dhe u mbyll disa minuta më vonë pasi qytetarët u shpërndanë.


Lajmi kryesor:

Rama: Parlamentin s'e shpërndan dot! Meta fushatë brenda opozitës, mund t'i shpallë luftë dhe Amerikës


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale