Rama: Parlamentin s'e shpërndan dot! Meta fushatë brenda opozitës, mund t'i shpallë luftë dhe Amerikës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehet se nuk është aspak i çuditur nga "shpërthimi" në shesh i presidentit Ilir Meta, por shprehet i bindur se nuk ka asnjë shans për të shpërndarë parlamentin.

Në përfundim të mbledhjes që pati në selinë rozë, Rama zgjodhi që të ndante "presidentin" nga Meta, me këtë të fundit që tha se nuk ka asnjë cilësi të drejtuesit të shtetit, por ka çelur fushatën për të marrë kreun e opozitës. Kur thotë se nuk është aspak i befasuar, Rama thotë se sa herë ka një lajm të mirë për Shqipërinë, siç ishte sot raporti i KE-së dhe më herët Konferenca e Donatorëve, Meta "kujdeset" që ta sfumojë me deklaratat e tij dashakeqëse kundër Shqipërisë, gjë të cilën e bëri në tubimin e sotëm"

Ku është e reja këtu, thashë se mos kishte ndonjë gje të re. Sot misioni Europian i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE duke publikuar një progres raport që ka një rëndësi të veçantë, sepse rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e viti të kaluar. Ky është lajmi për sot dhe ndërkohë ka dhe një koincidencë, shkoj në Bruksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme, arrijmë një sukses të jashtëzakonshëm duke siguruar për njerëzit që janë në hall për financimet duke kaluar ç pritshmëri dhe krijuar një bazë për një hov të ri ekonomik. dhe po atë ditë presidenti del dhe shpërthen përpara jush si një minë e programuar për të bërë atë gjë, atë ditë. Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë përpara të gjithëve është për të qarë, edhe pse unë qesh se është diçka e pritur dhe aspak befasuese. E kam thënë, presidenti nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Ilir që s'ka asgjë më për presidentin dhe sot ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmosë një dekret për t'i shpallur luftë Amerikës, por që parlamenti nuk do ta njohë. Lajm i mirë sot është që Shqipëria reale ka marrë një tjetër mbështetje reale dhe po bëhet problem për ata që dolën në shesh", tha Rama.

Një koment ka pasur edhe për Partinë Demokratike, duke e cilësuar si një lajm të keq që ajo u shndërruar sot në një "servis figurantësh për presidentit".

"Lajmi keq është që PD-ja u kthye në një servis figurantësh për presidentit", përfundoi kryeministri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Mazhoranca injoron tubimin Metës/ Balla: Lajmi më i rëndësishëm raporti i KE! Majko: Nuk e ndoqëm se ishim në mbledhje

TIRANË- Mazhoranca ka injoruar krejtësisht tubimin prej dy orësh të Presidentit Ilir Meta dhe paralajmërimin e tij se do të shpërndajë parlamentin. Reagimi i parë nga qeveria ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla i cili tha se lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme është raporti i komisionit Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave.

"Merruni me raportin e Komisionit Europian. Shqipëria ka marrë një lajm të mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme sot", tha Balla.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko i cili tha se nuk e ka ndjekur tubimi pasi ishte në mbledhje. Këto deklarata përfaqësuesit i PS-së i bën në përfundim të mbledhjes me struktura të kësaj partie politike. Mbledhja nisi vetëm pak para se të fillonte tubimi i presidentit Meta, dhe u mbyll disa minuta më vonë pasi qytetarët u shpërndanë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 03/03/2020 15:09

    Me ata qe dale ne podium na 'mbushe" mendjen o Like ziu.

    Përgjigju
  • O Berish: 02/03/2020 21:51

    Ku ta kesh Ate qe te ka bere koken Sheqeren qe shkon e mbeshtet ate qe ti i thua Ilir Floriri qe ka gropos kufoma... o te q... Kina Sheqeren

    Përgjigju
  • Hosteni: 02/03/2020 21:35

    Me B. K., Vete-Hosten i te gjithe koherave, jepi Muta bashke me Cil-klat e harruar e te mbledhur nga koherat, ata prej 30 vitesh, qe kerkojne ne tubim “e duam Shqiperine si gjithe Eu., Buding e Hallvasie , Parlamenti nuk eshte “Simbol” uniteti, barazie meshiruese, fasade e etc...., Eshte Shtepia e Perfaqesuesve te Popullit, e Shumices se Popullit jo e Opozites, dhe per ta Shperndare duhet!!! Qe Parlamenti, Perfaqesuesit e Popullit, te thereasin nje Tubim para e deri ku ti kete qefi, Popullin qe I Votoi;) Si mendon se del?

    Përgjigju
  • fieri: 02/03/2020 21:34

    Nese se arreston Meten me mire lere ate pune edhe ik.

    Përgjigju
  • Vlonjatja e martuar me lushnjar: 02/03/2020 21:23

    Baba Rama u thinje për vatanë!

    Përgjigju
    • Vlonjati luan me plaken tende: 02/03/2020 23:31

      Pis i ndyre

  • Genti: 02/03/2020 21:22

    Nuk arrij te kuptoj si i bejne llogarite gazetaret e opozites kur shkruajne qe ishin 100.000 vete ne shesh. Kaq budallenj i kujtojne shqiptaret? Me duket i njejti llogaritar qe beri llogarite e zgjedhjeve te 30 qershorit ku 85% e popullit ishte ne opoziten. Me duken di Don Kishoti. Me keq per ta......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur