TIRANE - Arben Malaj kërkon të jetë sërish pjesë e Partisë Socialiste pas 8 viteve jashtë saj, edhe pse mazhoranca ka ndërmarrë nismën ligjore për shkarkimin e tij nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Malaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, se ka aplikuar online për të qenë pjesë e PS-së, duke u shprehur se po ushtron të drejtën e tij kushtetuese për tu anëtarësuar vullnetarisht në Partinë Socialiste.
“Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashgimninë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj. Mjaftistët dhe të babëziturit duket se e molën 99 % PS-në”.
Kujtojmë që Arben Malaj u shfaq krah Bashës në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar tre ditë më parë.
Nisma e 28 deputetëve të mazhorancës që mblodhën firmat për shkarkimin e Malajt, u shty për në shtator në seancë plenare. Sipas mazhorancës, Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike duke bërë deklarata politike, gjë të cilën nuk ia lejon posti i tij e Bankës së Shqipërisë. Edhe institucioni i Bankës së Shqipërisë përmes një reagimi publik pohoi shkeljen e pretenduar nga socialistët.
Malaj, ish-deputet i PS-së dhe ish-ministër i Financave, u propozua për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së nga disa deputetë të Partisë Socialiste.
Postimi i plotë i Arben Malaj:
Kur të tjerët do ta fillojnë ta braktisin sapo PS të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cënuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe janë inspiruar përherë në vendimarrjet e mia.
Në 1991, ata që e molën Partinë e Punës e braktisën të parët dhe uk kthyen po të parët për të t’i thitur deri në pikën e fundit, në pikën ku nga gjinjtë e nënave del më shumë gjak se qumësht. Nënave u shkon dhimbje në zemër dhe prapë durojnë.
Në 1991 unë ju bashkova socialistëve vlonjatë për modernizimin e PS. Isha me shumë fat që bashkëpunova si nënkryetar i PS Vlorë me qindra socialistë të ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy më të spikaturit Gëzimin dhe Nikon. Ulem agresivitetin partiak në Vlorë, e hapën partinë për të gjithë duke spikatur dhe promovuar më të mirët. E drejtuan PS në vitet e “cmendura” të viteve më të vështira të tranzicionit.
Gëzimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundësi për deputet.
PS ka shumë detyrim ndaj tyre dhe personaliteteve të tillë në degët e saj.
Gëzimi, Niko, Theodhoriu dhe disa kolegë të spikatur janë në moshë aktive dhe produktive shumë të dobishme për vendin se “mjaftistët parafabrikatë”, sepse ata janë të ditur dhe gëzojnë kredibilitet publik maksimal.
Në 2013-ën kur vinte era dhe pushteti të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve, u vetëlargova nga PS.
Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj.
Mjaftistët dhe të babëziturt duket se e molën 99% PS-në.
Në 2019-ën vendosa të kthehem në PS si një kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm.
Kam aplikuar online, por pranimi në PS nuk qenka siç thotë Rama.
Në mirënjohje të socialistëve aplikova online edhe në 2013-ën, paszgjedhjeve, por e bllokuan.
Të drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnerarisht në PS nuk e cënon dot asnjë.
Mirënjohje.
O z. Malaj ty te perzuri fshati dhe tani kerkon deren e priftit.
Përgjigju