TIRANE-Komisioni i ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës ka miratuar pojektligjin për akcizat pa ndryshime. Opozita ka votuar kundër pasi kundërshton parapagamin e akcizës. Ndërkaq në lidhje me debatin që hapi ky ligj për taksimin me akcizë për kazanët e rakisë ligji detyron të gjitha familjet që prodhojnë mbi 100 litër raki në shtëpitë e tyre të bëjnë regjistrimin fiskal të kazanëve. Në të kundërt, ligji parashikon jo pak, por 200 mijë lekë gjobë. Sipas projektligjit të ri akciza nuk do të mblidhet dhe menaxhohet më nga administrata tatimore, por nga doganat.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(jd/shqiptarja.com)











