TIRANE - Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, sot në Komisionin e Sigurisë Partia Socialiste votoi kundër pr/ligjit të armëve, i cili parashikon deputetë, shoferët e tyre, ministra, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, zv/ministra, etj të mbajnë armë. Ndërsa miratimi i pr/ligjit, u bë vetëm me votat e mazhorancës.
Ndërkaq, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, ka shprehur reagimin e tij menjëherë pas miratimit në këtë institucion. Në emër të PS, deputeti socialist, shprehet dyshues për faktin që ky ligj u miratua pikërisht para fushatës zgjedhore, duke argumentuar më tej se përmbatja e ligjit justifikon "armatosjen" e administratës politike të Saliut.
“Ky ligj miratohet pikërisht para fushatës zgjedhore. Kjo gjë vjen erë. Ai në përmbajtje të tij justifikon "armatosjen" e administratës politike të Saliut. Me këtë ligj dhe paqartësitë që ai mbart, me gjithë përpjekjet për ta rregulluar, nuk justifikohet në këtë situatë. Përveç se është një ligj i pa arrirë, ne mendojmë se ky është një ligj klientelist pasi duket qartë që është i sponsorizuar nga importuesit e armëve dhe pronarët e të ashtuquajtura poligone”, shkruan Gjoni në profilin e tij në rrejtin social Facebook.
Gjoni thekson se ligji për armët u miratua “me një urgjencë krejt të pajustifikuar” nga ana e mazhorancës, ndërsa shton se përmes tij promovohet dhe nxitet kultura e dhunës.
“Në mënyrë më specifike neni 18, i cili është shembulli më i keq që ligjvnësit i japin publikut, në një realitet të dhunshëm e të frikshëm ku krimi i dhunshëm, vrasjet terroriste e mafioze kanë hyrë në çdo qelizë të shoqërisë sonë. ( Neni 18 armatos ministrat, zv/ministrat,zyrtaret e larte,deputetet etj)”, -shkruan deputeti socialist në Facebook.
Sipas deputetit socialist, njëherësh nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, shteti është i çoroditur, duke e argumentuar këtë akuzë me faktin që teksa sot mazhoranca miratonte në Komision ligjin për armët, Policia e Shtetit ishte në aksion për kapjen e personave që posedojnë armë pa leje.
“Shembulli i dhënë përmes ligjit të miratuar ku armatosen politikanët, shërbehen interesat klienteliste, ndërkohe që strukturat e rendit sfiliten më kot të përballen me krimin, nuk është veçse një shenjë e një shteti të kalbur e të çoroditur që lëpin plagët e veta tamam si ai qeni i zgjebosur”.
Nga ana e tij kryetari i Komisionit Leonard Demi tha sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë se ”Opozita kërkon ta përdorë politikisht. Ky ligj hyn në fuqi në muajin gusht dhe zgjedhjet mbarojnë në qershor. T’i shmangemi politizimeve”.
Në të gjithë komisionet ku është diskutuar ky pr/ligj Partia Socialiste ka dhënë votën kundër. Pak ditë më para kreu i PS-së tha se është absurde që në një situatë të tillë qeveria të kërkojë të armatosë ministra e deputetë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com