TIRANE- Mazhoranca ka marrë pjesë e gjitha bashkë në 72-Vjetorin e Konferencës së Pezës. Ceremonia e zhvilluar dje në Pezë të Madhe mblodhi bashkë ministra të kabinetit qeveritar, veteranë dhe përfaqësues të forcave politike PS e LSI.

Duke e konsideruar Pezën si monument krenarie në historinë antifashiste të shqiptarëve, përfaqësuesit e mazhorancës kërkuan që mesazhet e përcjella nga ajo konferencë, e zhvilluar 72 vjet më parë, duhet të përkthehen dhe të kuptohen edhe sot.