Mazhoranca refuzoi kandidaturën e PD për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, Agalliu: Po tenton të kapë edhe një institucion tjetër

Deputeti demokrat Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat, pasi mazhoranca refuzoi kandidaturën e Mateo Spahos për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, tha se PS po tenton të kapë një tjetër institucion të pavarur. Sipas tij, Spaho i plotëson të gjitha kriteret duke theksuar se PD kërkon gjithëpërfshirje.

"Së bashku me 28 firma të deputetëve të PD-së është propozuar, ajo që është shqetësuese nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën si nxirret jashtë loje një propozim, por me faktin sesi kjo qeveri vijon të kap çdo institucion të pavarur. Kështu ka ndodhur me Autoritetin e konkurrencës, AMF dhe Bankën Qendrore. Banka është një institucion i pavarur që kërkon një lloj përfaqësimi sa më të gjerë.

PD kërkon sikurse kushtetua e ka një konsensus për emërimet që vendosen në këto institucione, sepse janë të pavarura që duhet të ruajnë stabilitetin ekonomik. Spaho i plotëson të gjithë kriteret, nëse s’do i plotësonte s’do vinte në seancën dëgjimore.

PD kërkon gjithëpërfshirje se kjo qeveri ka kapur jo vetëm institucionet e pavarura të shtetit shqiptar, me këtë akt tregoi që nuk heq dorë nga kapja e pushteteve”, tha Agalliu.


Lajmi kryesor:

Mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës për anëtarin Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Nuk plotëson kriteret! PD bojkoton votimin edhe për propozimet e PS


SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK