Mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës për anëtarin Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Nuk plotëson kriteret! PD bojkoton votimin edhe për propozimet e PS

Mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës për anëtarin Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Nuk plotëson kriteret! PD bojkoton votimin edhe për propozimet e PS

Mateo Spaho

Me 10 vota pro dhe 6 kundër Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Sipas deputetëve të Partisë Socialiste Spaho nuk plotëson kushtet ligjore për në Bankën e Shqipërisë.

“Komisioni i Ekonomisë lidhur me propozimin e kryetari të grupit parlamentar të PD ka vijuar mbledhjen me dëgjesën e kandidaturës që u propozua dhe sipas raportit  me 10 vota dhe 6 kundër komisioni vendosi se kandidatura e Mateo Spaho nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për BSH dhe ky raporti i është përcjellë seancës plenare”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Menjëherë pas këtij vendimi, PD ka njoftuar bojkotimin e votimit për emrat e propozuar nga PS. Deputetët demokratë janë njoftuar përmes një mesazhi në celular. 

“Duke qenë se për kanditaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë procedurë për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS. Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë”, thuhet në mesazh. 

Seanca e sotme plenare nisi debate nisi seanca e sotme parlamentare, kjo pasi Partia Demokratike kërkoi futjen në rend dite seancën dëgjimore me kandidaturën e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho. Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar që të futet në rend dite kandidatura e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tabaku tha se opozita duhet të ketë dy përfaqësues në Bordin e Bankës së Shqipërisë.

Tabakut iu përgjigj Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi asaj të mos jepte leksione për balancat në atë institucion. Megjithatë Balla pranoi që kërkesa e Tabakut të pranohet dhe të vijohet me seancën plenare.

Në fund Kuvendi pranoi kërkesën e PD, duke futur në rend dite kandidaturën e tyre për anëtar të Bordit të Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho, por që u rrrëzua nga Komisioni i Ekonomisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Mazhoranca refuzoi kandidaturën e PD për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, Agalliu: Po tenton të kapë edhe një institucion tjetër

Deputeti demokrat Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat, pasi mazhoranca refuzoi kandidaturën e Mateo Spahos për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, tha se PS po tenton të kapë një tjetër institucion të pavarur. Sipas tij, Spaho i plotëson të gjitha kriteret duke theksuar se PD kërkon gjithëpërfshirje.

"Së bashku me 28 firma të deputetëve të PD-së është propozuar, ajo që është shqetësuese nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën si nxirret jashtë loje një propozim, por me faktin sesi kjo qeveri vijon të kap çdo institucion të pavarur. Kështu ka ndodhur me Autoritetin e konkurrencës, AMF dhe Bankën Qendrore. Banka është një institucion i pavarur që kërkon një lloj përfaqësimi sa më të gjerë.

PD kërkon sikurse kushtetua e ka një konsensus për emërimet që vendosen në këto institucione, sepse janë të pavarura që duhet të ruajnë stabilitetin ekonomik. Spaho i plotëson të gjithë kriteret, nëse s’do i plotësonte s’do vinte në seancën dëgjimore.

PD kërkon gjithëpërfshirje se kjo qeveri ka kapur jo vetëm institucionet e pavarura të shtetit shqiptar, me këtë akt tregoi që nuk heq dorë nga kapja e pushteteve”, tha Agalliu.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë