Mazniku i përgjigjet deputetëve të opozitës: Bashkitë kanë rritur të ardhurat dhe investimet

Mazniku i përgjigjet deputetëve të opozitës: Bashkitë kanë rritur të ardhurat dhe investimet

1731609574_ArbjanMazniku.JPG

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, iu përgjigj deputetëve të opozitës në parlament në lidhje me reformën territorale të vitit 2015 dhe ndikimin që ajo ka pasur në buxhetin dhe të ardhurat e bashkive në Shqipëri.

Në përgjigje të deputetëve të opozitës, Mazniku tha se buxheti i këtij viti është 3 herë më i madh se ai i 363 bashkive dhe komunave të para reformës.

“Kemi të bëjmë me një rritje të qenësishme nga 13.1 miliardë lekë që mblidhnin bashkitë në vitin 2014, çka përbënte në atë kohë vetëm 36% të totalit të të ardhurave që bashkitë shpenzonin. Sot jemi në një nivel prej 34.9 miliardë, pra është 3-fishuar sasia e të ardhurave që bashkitë mbledhin dhe sot të ardhurat e bashkive janë 51% e totalit të të ardhurat që bashkitë kanë”, tha ministri Mazniku.

Po ashtu ministri deklaroi se shpenzimet që bashkitë bënin për paga përpara reformës territoriale ishte 70% e buxhetit ndërsa sot vetëm 43%. Sipas tij, janë gati dyfishuar edhe investimet për frymë nga 3773 lekë për banor në 6724 lekë.


Lajmi kryesor:

Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori