Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër

TIRANË - Zhvendoset në Kuvend debati i Komisionit hetimor të Shëndetësisë që është ngritur me kërkesë të opozitës për të hetuar dy koncesionet, atë të sterlizimit dhe atë të check-up. 

Deputetët e PD-së kërkojnë zgjatjen e afatit të komisionit hetimor me 3 javë që të merret në pyetje Edi Rama dhe Vilma Nushi dhe komisioni të përgatisë një raport. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi dhe të merren masa për atë që e quajnë kërcënim nga Ilir Beqaj.

Nuk I keni dhënë kohë komisionit për të hartuar raportin përfundimtar. Keni vrarë komisionin hetimor. Merrni masa që një kriminel në burg i ka bërë deputetëve në ambientet e kuvendit. Lejoni funksionimin normal të komisionit  hetimor. Kush është kriminel e përcakton prokuroria e Gjykata.  Në kuvend vjen si dëshmitar dhe duhet ti jepet mundësia.

PS është kundër. Justifikuan dhe sjelljen e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj Ata thanë se Beqaj nuk i kishte kërcënuar por kishte shprehur revoltë për trajtim çnjerëzor pasi  për dy ditë rresht ishte mbajtur në pritje me orë të gjata pa i dhënë mundësi të jepte dëshminë. Socialistët thonë se opozitës i kanë dhënë dy herë mundësinë për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor por ka qenë opozita që ka keqpërdorur kohën.     

 Nga ana e saj kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali tha se opozita s'mund ta përdornte si armë mikrofonin.

“Ai komision është shtyrë dy herë, ju e dini shumë mirë, dhe është shtyrë me dëshirën për t’i dhënë mundësi që Komisioni hetimor të dalë në disa konkluzione, të bëjë detyrën, jo të shpërdorojë detyrën.

Sa i takon se kush është kriminel e përcakton prokuroria dhe gjykata. Për sa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvend, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Jam bërë me dije sot në mëngjes për pretendimet e tjera. Jam bërë me dije se Garda ka respektuar rregulloren. Do shihen pamjet. Nuk mund të jap një koment sot për këtë.' tha Spiropali

Ndërkohë Ina Zhupa tregoi çfarë ndodhi mbrëmë. 

"Çfarë kushtesh i keni krijuar në burg ju që i duken kushtet e kuvendit çnjerëzor dhe burgu parajsë. Na kërcënonte mbylle gojën. Qepe ti! Ta tregoj unë kush je ti? E ne të vijojmë normalisht pasi nuk kemi siguri dhe ju ju komandon Ilir Beqja". tha Zhupa.

Debati ka vijuar për më shumë se 2 orë e 30 minuta. Maxhoranca nuk dha konsensusin për ta zgjatur hetimin parlamentar dhe kërkesa e opozitës nuk u hodh për votim. Prandaj komisionit hetimor të shëndetësisë i mbesin vetëm pak orë para se të mbyllet afati i tij, ora 24:00e 14 nëntorit.

Lidhur me opozitën dhe PD-në nuk ka asnjë deputet të përjashtuar dhe të gjithë mund të jenë në sallë.

Më pas kuvendi vijoi me një interpelancë të thirrur nga deputeti Agron Shehaj me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu lidhur me situatën tek spitali i Onkologjikut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Mazniku i përgjigjet deputetëve të opozitës: Bashkitë kanë rritur të ardhurat dhe investimet

1731609574_ArbjanMazniku.JPG

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, iu përgjigj deputetëve të opozitës në parlament në lidhje me reformën territorale të vitit 2015 dhe ndikimin që ajo ka pasur në buxhetin dhe të ardhurat e bashkive në Shqipëri.

Në përgjigje të deputetëve të opozitës, Mazniku tha se buxheti i këtij viti është 3 herë më i madh se ai i 363 bashkive dhe komunave të para reformës.

“Kemi të bëjmë me një rritje të qenësishme nga 13.1 miliardë lekë që mblidhnin bashkitë në vitin 2014, çka përbënte në atë kohë vetëm 36% të totalit të të ardhurave që bashkitë shpenzonin. Sot jemi në një nivel prej 34.9 miliardë, pra është 3-fishuar sasia e të ardhurave që bashkitë mbledhin dhe sot të ardhurat e bashkive janë 51% e totalit të të ardhurat që bashkitë kanë”, tha ministri Mazniku.

Po ashtu ministri deklaroi se shpenzimet që bashkitë bënin për paga përpara reformës territoriale ishte 70% e buxhetit ndërsa sot vetëm 43%. Sipas tij, janë gati dyfishuar edhe investimet për frymë nga 3773 lekë për banor në 6724 lekë.

Ora 19:02
Mbyllet seanca në Kuvend, ja disa nga ligjet që u miratuan 

1731340443_kuvend.jpeg

Është mbyllur seanca në Kuvend, ndërsa u miratuan edhe të gjitha ligjet që ishin në rendin e ditës. 

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju Jork, në datën 10.12.2008” është miratuar më 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që vepron përmes Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2”, është miratuar me 72 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.

Projektvendim “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Andrea Mano, nënkomisoni i medias, është miratuar me 71  vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.
 

Ora 18:34
Debatet për 'Sterilizimin', Niko Peleshi akuza opozitës: Vratë Komisionin Hetimor gjatë natës, për ta qarë ditën në Kuvend

1731605814_nikopeleshi.JPG

Ministri Niko Peleshi foli sot në Kuvend për mosmarrëveshjen e opozitës dhe mazhorancës për Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up.

Peleshi tha se ishte opozita ajo që pengoi Komisionin, teksa u shpreh se opozita e “vrau gjatë natës Komisionin për ta qarë sot gjatë ditës në Kuvend.

'Kjo është seanca e dytë që më shumë se dy orë i kalojmë me gjasme procedurë. Kam përshtypjen se disa prej nesh harrojnë që kur vijmë këtu nuk janë thjesht vetvetja por janë mijëra qytetarë që përfaqësojnë dhe të përdorin mandatin për të marrë për gojë të gjithë Shqipërinë dhe ju duket sikur ju vlen për esapet tuaja elektorale. Ne e respektojmë në heshtje të drejtën e opozitës që të përdorë këtë foltore, por ka një limit. Po marrim nëpër kembë interesat e qytetarëve të cilët duan të dëgjojnë se çfarë flitet në Komision. Nëse do dëgjonit qoftë për 10 minuta diskutimet në Komision do kuptohet se cila pale donte të bënte punën dhe kush ishte për ta vrarë atë komsion përgjatë gjithë natës dhe për ta qarë gjatë ditës këtu. Duhet mos ta mbanin me diskitime boshe nëse diksutimi do mbahej me video apo jo. Poëer point do të thotë ekran laptop i projektuar në mur apo televizor', tha ai. 

Ora 17:00
Deputeti i PS - opozitës: Donit një trofe për të mbuluar dështimin para Makbethit tuaj majë penxheres

1731600148_IlirMetaj.JPG

Përplasja në Komisionin Hetimor të Sterilizmit u zhvendos në Parlament këtë të enjte.

Deputeti i PS, Ilir Metaj u shpreh se opozita nuk dëgjoi dëshmitarin kryesor, por kërkonin dëshmitarë ekstra, referuar kërkesës së Albana Vokshit që te “Sterilizimi” të dëshmonte kryeministri Edi Rama dhe biznesmenja Vilma Nushi, për të zvarritur punën e komisionit. 

Fjala e plotë e Metaj:

Kolegë të opozitës, kërkuat komision hetimor me një afat të përcaktuar. Ua  dhamë. Kur koha e përcaktuar po  mbaronte, kërkuat shtyrje afati. Ua dhamë. Edhe kur shyrjes së afatit po i mbaronte koha, kërkuat shtyrje për rishtyrjen. Ua dhamë.

Kërkuat si dëshmitar kyç, Ilir Beqajn si njeriu që ka informacionet më shteruese dhe më të detajuara për konçesionet, për shkak të funksionit të tij si ish/ministër i shëndetësisë. Ua sollëm.

Por kur nga dita në ditë gjatë punës në komision, nga çka dhatë dhe çka morët aty, kuptuat se dëshmia e Beqajt mund të ishte ishte vula e markës për dështimin tuaj spektakolar, vendosët ta pengoni. Mënyra që gjetët ishte që ai nuk duhet të përdorte Poëerpoint. Gati-gati e shpallët poëerpoint-in “ non grata”. Sigurisht gjuha vete ku dhemb dhëmballa.

Kërkuat që dëshminë e tij ne vetëm ta dëgjojmë e jo ta shikojmë. Zoti na ka dhënë disa shqisa, që ne ti përdorim të gjitha për të krijuar një gjykim sa më të drejtë për çka na duhet të perceptojmë. Po ju menduat se edhe në komisionin hetimor të shëndetësisë, gjykimi do bëhej si jeni mësuar ju të bëni. Duke mos i përdorur të gjitha shqisat.

Prandaj ju jeni aty ku jeni. Prandaj jeni aq sa jeni. Prandaj thoni e bëni aq sa kuptoni, se aq kuptoni.

Kur pastaj patë që dështuat me bllokimin e dëshmisë duke përdorur shpalljen “non grata” për poëerpoint, ndryshuat strategji.

Kërkuat praninë e Edi Ramës. Në fakt ju Edi Ramën nuk e donit si dëshmitar. E donit si alibi për të zvarritur dështimin në komision, aq shumë sa ta harronit edhe vetë.

Ju Edi Ramën e donit aty si “trofe” për ti thënë atij Makbethit tuaj majë penxheres “ Na fal që dështuam shkëlqesi, ne u munduam, provuam të gjitha, edhe këtë e provuam, po ja, dështuam…”

Arritët dështimin e rradhës në komisionin hetimor të shëndetësisë. Por kam këshillë kam për ju zotërinj të opozitës. “Pickoni veten!” Mbahuni fort se nuk keni parë ende gjë. Dështime të tjera edhe më spektakolare u presin.

Ora 15:42
PD e ekzaltuar me ardhjen e Trump/ Balla: Kryeministri Rama ndër të parët që e uroi, marrëdhëniet me SHBA do forcohen më shumë! Dje urova drejtorin e CIA-s

 

Teksa në seancën plenare deputeti demokrat Tritan Shehu po fliste për ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe heqjen e non gratës ndaj Berishës, Taulant Balla replikoi duke thënë se kryeministri Rama ishte nga të parët që e uroi Trump për zgjedhjen si presidenti i 47 të SHBA-së.

‘Unë jam i bindur se administrata e re e SHBA që do të vij do të jetë ajo që do të nxjerr të vërtetën ndaj Berishës. Nuk mundet që të rri në heshtje një e vërtetë e fshehur në dosjet DASH’, tha Shehu.

Më tej Balla tha se më Trump, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA do forcohen edhe më shumë. Vetë ai uroi për emërimin si drejtor të CIA-s të John Ratcliffe.

'Nuk mbaj mend që Kuvendi i Shqipërisë të ketë bërë deklaratë përshëndetëse për një president apo kancelar, është fakt publik kryeministri Rama ka qenë ndër të parët në Europa që ka uruar presidentin Trump për fitoren e shquar. Një pjesë e madhe kolegë të ministrave e kanë bërë një gjë të tillë. Në fund të fundit është një moment i rëndësishëm. Presidenti i SHBA është një aktor i rëndësishëm i politikës globale. Por në këto 102 vite marrëdhënie të ngushta me SHBA nuk harrojmë rolin e tyre në krijimin e shtetit shqiptar. Gjithashtu të falënderojmë presidentët amerikanë nga 1990 nga Bush e më pas tek Clinton, e më pas Bush që vizitoi Shqipërinë, që mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për të vazhduar me presidentin Obama me presidentin Trump, me presidentin Biden dhe përsëri me presidentin Trump.

Unë e kuptoj kolegun Shehu, e kam dëgjuar këtë nga nëntori 2016, dhjetori 2016, janari 2017, kujtoj një ish udhëheqësin e Tritan Shehut që vajti në ceremoninë e inaugurimit më 20 janar. Një gjë është e sigurt, Shqipëria marrëdhëniet me SHBA i ka të forta dhe këto marrëdhënie do forcohen më tej. I keni marrë me radhë, keni përcaktuar politikën që do ndjek sekretari i shtetit Marco Rubio duke ju referuar deklarimeve të tij si senator. Një pjesë e jona kanë uruar edhe propozime të tjera për pozicione kyç. Kam uruar dje drejtorin e ri të CIA-s John Ratcliffe. Në administratën e re të Trump ka duke filluar nga presidenti dhe të tjerët ka shumë njerëz që e njohin shumë mirë Shqipërinë. Mundësi për ta forcuar siç tha dhe kryeministri Rama që marrëdhëniet tona do forcohen më tej. Zoti Shehu keni qenë ministër i jashtëm ,e dini ë çfarë degradimi ishin marrëdhëniet me SHBA.

Nuk po hyj në detaje i dini arsyet. Ju dhe shefi jua sot non grata, jo vetëm kishit thyer moratoriumin e vendosur nga NATO, bllokadën e OKB ndaj regjimit të Millosheviçit. Kishit ndërtuar dhe një kompani në emër të PD që bënte kontrabandë nafte në kundërshtim me atë që kishte kërkuar OKB dhe SHBA. Një gjë është e sigurt, kemi pasur dhe periudhë të errët kur Saliu ishte varkëtari i varkës së familjes së Enver hoxhës. Populli shqiptar dhe amerikane kanë zhvilluar një miqësi të fortë. Dhe shprehje e kësaj ishte ardhja e Beker në 1991, përpjekja juaj për ta përdorur këtë moment, dhe për të filluar për të ushqyer pritshmëri. E rëndë përpjekja për të barazuar që non gratat e Amerikës së Jugut, meqë zoti Rubio nuk ka qenë dakord me non gratat e Amerikës së Jugut. Por nuk do doja ta barazoja non gratën tuaj me Amerikën e Jugut. Jemi shqiptarë. Në këtë këndvështrim, minimalisht je ende në kohë ta tërheqësh mbrapsht arsyetimin logjik se meqë ka qenë kundër non gratave të Amerikës së Jugut do jetë kundër Non gratës tuaj. Ish ministri Beqaj akuzohet për korrupsion, pse qenka kriminel dhe hajdut dhe udhëheqësi yt me të njëjtin akuzë nuk qenka i tillë.'

Ora 15:04
'Shpenzimet e bujqësisë shpërndahen me tollona për fushatë elektorale', Tabaku: Buxheti 2025 i hap rrugën pastrimit të parave përmes ndërtimit

 

Deputetja Jorida Tabaku theksoi në fjalën e saj nga foltorja e Parlamentit se tashmë duhet një model ndryshe ekonomik dhe një politikë tjetër taksash. Nga ana tjetër, Tabaku shton se buxheti i 2025 i hap rrugën pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit. 

'Ekonomia ka nevojë të shohim në prizëm tjetër. Një model që stimulohet nga një politikë taksash. Një model që nuk ka lidhje me buxhetin që do vijë javën e ardhshme në parlament. Ulja e kursit të këmbimit po shkatërron sektorin fason. Ka 75 mijë punonjës që mund të hidhen në rrugë. Cila është përgjigja e qeverisë? Është i vetmi buxhet që e ka të formalizuar pastrimin e parasë sepse bazohet tek rritja e ndërtimit. Këto shqetësime edhe në emër të grupit parlamentar që sot në buxhet dalin më reale se kurrë. Këto kanë nevojë të dëgjohen nga politika.

Sa herë dalin në aksione informalitetit kanë dështuar. Struktura taksave ndikon në informalitetin dhe nuk mbështet punën. Kam folur e debatuar me njerëz të shtresës së mesëm. Pyetja kryesore e tyre është kur do të krijohet mundësia të largohemi. Të punojmë në ndonjë vend tjetër me këto kualitete që kemi.  Ky model ekonomik nga pak duar që nuk po prodhon më për 95% të qytetarëve.

Ky model ekonomik nuk i çon ato shpenzime ekonomike aty ku duhen. Nuk i çon shpenzimet e bujqësisë aty ku duhen. Po i shpërndan me tollona për fushata elektorale. I çon tek të njëjta duar që kanë kapur ekonominë. Realitetin duhet ta ndryshojmë duke dhënë një ofertë ekonomike që ato kanë dëshirë ta zbatojnë.'

Ora 14:03
Ministri Gonxhja-Nokës: Ke përfituar nga Enti Kombëtar i Banesave! Vëllezërit dhe motra morën banesa, për çfarë morali flet?! Do përgjigjesh ligjërisht! Deputeti: Asgjë nuk është dhënë nga shteti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i ka kthyer një përgjigje deputetit Flamur Noka duke i kujtuar këtij të fundit kohën kur ka qenë drejtori i Entit Kombëtar të Banesave. Gonxhja thotë se vëllezërit dhe motra e Nokës kanë përfituar prej postit që ka pasur dikur deputeti për të marrë banesa në Sarandë dhe Tiranë.

'Më vjen keq që e dëgjoj nga një përfaqësues i rëndësishëm i PD-së sot, një zhargon e formë e të folurit që është shumë e rëndë. Zotëria në fjalë kur ka qenë anëtar i bordit  drejtues të Entit Kombëtar të Banesave sipas burimeve që i referohet zoti Noka për mua. nuk ka as gojë as moralë të tregojë integritetin dhe ndershmërinë time e tonën nëse sipas tij më rezulton në shpërdorim të pastër detyre dhe në konflikt të pastër interesi dhe ka bërë pastrim parash me shitje dhe blerje banesash. Rezulton dhe se shtetësja Lule Basha ka përfituar banesë duke mos e lidhur asgjë me Sarandën veçse është e motra.

Mes përfituesve është edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, që nëse janë vëllezër e zoti Noka kemi një problem tjetër. Edhe një shtetase belge .. që raportohet se është bashkëshorte e një vëllai të Nokës. Këto janë përfitime nga Enti Kombëtar të Banesave nga ata që rreken për moral. Kam të drejtë morale të ngre pikëpyetje të forta për integritetin e zotërisë në fjalë. Përveçse duhet të përgjigjet në mënyrë ligjore.'

Deputeti Noka u përgjigj ministrit duke thënë se, motra e tij ka banesë në Sarandë, por asgjë nuk është përfituar nga shtetit. Ndërsa sërish akuzoi Gonxhen se i është bashkuar çetës së hajdutëve. 

'Asnjë nuk është dhënë nga shteti. Nuk kam çfarë them, i je bashkuar çetës së hajdutëve. Diga e liqenit të lakmonte. Je sekseri i vetëm i Edi Ramës kur ka qenë kryetar bashkie. Jo rastësisht. Kam një jetë dhe nuk kam një biznes. Ti ke miliarda para dhjetëra biznese me paratë që mori Mon Kukaleshi i Edi Ramës. Je njëlloj si gjysma e këtyre.'

Noka i ka kujtuar dhe kohën kur Gonxhja ka qenë nënkryetar i bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Edi Rama. Sipas Nokës, Blendi Gonxhja zbuloi skemën e vjedhjes 20% në Shqipëri.

'Sekseri që ka shpikur 20% në Republikën e Shqipërisë ja ku është. Në atë kohë kur ishe nënkryetar bashkie, as më kërcet fare jam i pastër dhe nuk shqetësohem. Gruaja imë rrogëtare pedagoge nuk ka asgjë, nuk ka marrë para nga inceneratorët. Kompania e gruas tënde po. Ti je zhytur tek inceneratori. Alba Rent kompania e gruas tënde merr para nga inceneratori Tiranës kudo që flitet për hajdutëri del ti. Hajdut 2 metra po ka dhe 1 metër e gjysëm. Ti je aty thjeshtë sepse ti vjedh me lezet. Ti vjedh siç ka thënë Shalsi me lezet.'

Ora 12:26
VIDEO/ Deputeti Lefter Gështenja nuk ndihet mirë, dërgohet në spital me ambulancë! Disa kolegë e shoqërojnë

Deputeti Lefter Gështenja nuk është ndjerë mirë në seancën e sotme parlamentare. Menjëherë është njoftuar ambulanca, e cila është afruar tek dera e Kuvendit.

Gështenja ka qenë i shoqëruar nga dy tre kolegë për tek autoambulanca. Mësohet se Gështenja vuan nga hernia diskale.

Deputeti demokrat pati probleme me frymëmarrjen dhe ndodhej në korridor sapo del nga salla e sencave plenare.  Ai vuan prej kohësh nga hernia diskale dhe i është nënshtruar edhe terapive. 

Ora 12:22
Balla: Kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit të Shëndetësisë nuk përmbush asnjë parakusht

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh se kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë nuk përmbush asnjë parakusht.

'Kërkesa e 7 deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht. Që të zgjatet komisioni i ka dhënë kompetencën vetë komisionit ta bëjë zgjatjen. I ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën për ta ngritur. Si parakusht ligjvënësi ka vendosur që në komision të bësh një vendim të ndërmjetëm. Ka ndodhur dy herë dhe është zgjatur. Është vendosur me konsensus. Ky vendim nuk ka ndodhur, sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor. Tani bëhet një teatër deri sa të vejë ora. Ju vetë sot e keni sabotuar me dëshirë. Këtu ishim para një jave, pse nuk erdhët.

Pse nuk parashtruar një vendim të ndërmjetëm në komision? Nuk ka ndodhur. Rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni kemi një problem aty, neni 25 është neni më i shkurtër dhe natyrshëm duhet dhe prandaj do kishit bërë mirë të kishit ardhur te kom i posaçëm dje për të diskutuar dhe për nevojën që ka Kuvendi për të rregulluar gjithë kuadrin e vet të brendshëm sepse e vërteta është që kjo është rregullorja. Ju mund të hidheni përpjetë deri në 4 kur të mbyllet sepse Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë ta bëjë këtë gjë sa kohë që ne nuk kemi para një vendim të ndërmjetëm. Të kishit ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve. Debati me ty për rregulloren e Kuvendit është një debat që nuk mund të bëhet me palë të barabarta.

Prandaj ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve dhe të shprehet salla edhe pse nuk ka bazë sepse në fund të fundit kërkesa e 7 deputetëve nuk bazohet asgjëkundi. Nuk kemi thënë në nenin 19 që 7 deputetët kanë të drejtë të kërkojnë zgjatjen e hetimit. Pak jurisprudencë e keni mësuar', tha Balla.

Ora 12:04
Bardhi-Spiropalit: Mos bëni retorikë politike pas çdo fjale të opozitës! Jeni nr.2 i shtetit! Kryeparlamentarja: Do jem më shumë me ju se me shumicën

Gazment Bardhi kërkoi edhe një herë zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë. Më tej ai u kap me kryetaren Spiropali duke i kërkuar që të mos bëj komente pas çdo fjale të deputetëve të opozitës.

'Bardhi: Çdo kërkesë nga grupi nismëtar për kohëzgjatje të punës së kuvendit apo për shtim të punës së kohës së Kuvendit merret në shqyrtim nga konferenca e kryetarëve. Nuk e vendos konferenca por vjen në seancë. Vendimi që keni marrë dje nuk ankimohet por duhet të sillet në diskutim në seancë plenare. Së dyti ligji ka vendosur parimin që puna e komisionit përfundon kur është ezauruar plani i punës. Ju nuk po i jepni kohën as të miratojnë raport. Ju po i thoni j punuat dhe ne ju paguam. Antikushtetuese, shkelje e ligjit. Shkelje e punës së komisionit hetimor.

E ripërsëris për zgjatjen e afatit, ti japim mundësi një javë të përfundojnë planin e punës edhe për faktin që 40 ditë nuk i latë anëtarët e opozitës të bëinë punën e tyre. Pa ligj dhe pa rregullore. Që për 40 ditë të ushtronin veprimtarinë e tyre në komisionin hetimor. Kërkesë legjitime kushtetuese dhe keni detyrim të respektoni kushtetutën. Nuk kërkojmë tejkalime por respektimi i kushtetutës. Minimumi për bashkëjetesë në këtë kuvend është kushtetuta. Zonja kryetare nuk jeni më ministre për parlamentin, është Taulanti. Keni detyrim të moderoni në mënyrë të paanshme debatin. Nuk mund të jepni përgjigje me retorikë politike çdo deputet të opozitës. Nga numri i dytë i shtetit uleni tek numri 20 tek Taulanti. Që kryetarja e Kuvendit drejton dhe moderon. Keni bërë komente me retorikë politike. Nëse ju pëlqen numri i 20-të dhe doni të zbrisni ta dëgjoj dhe ai që bën emërimet, që te kongresi i radhës të bëj emërimet përkatës.

Spiropali: Do jem më shumë me ju se me anën tjetër të shumicës. Do vendosim disa rregulla që ato që janë shtrati i bashkëjetesës të respektohen këtu.'

Ora 11:44
'Një lutje nga një fshatar i thjeshtë nga Lushnja', Korreshi: Aman zonja kryetare, thirreni kyeministrin të vijë tek Komisioni i 'Sterilizimit'! Kam një mandat se kam parë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi kërkoi me humor që Spiropali të thërrasë në hetimorin e shëndetësisë kryeministrin Edi Rama që të dëshmojë.

'Kam një mandat të tërë se kam parë një herë. Aman të marrim një çik eksperiencë si të vijmë në pushtet. Aman me zonjën Vilma të mësojmë si kalohet nga duhani tek check up. Ta mësojnë dhe të tjerët, ekonomistët këto që janë shqetësuar për klimën e biznesit. Faleminderit që na nise për 40 ditë me pushime. Të shtysh dhe një çikë atë komision. Një lutje nga një fshatar i thjeshtë nga Lushnja. Mirupafshim.'

Ora 11:41
Petro Koçi kundër zgjatjes së afatit të hetimorit të Shëndetësisë: Mjerë Shqipëria nëse SPAK do kishte nivelin hetimor të opozitës! Keni dështuar me sukses në atë komision

Deputeti Petro Koçi mori fjalën në foltoren e Kuvendit ku u shpreh kundër këkresës së opozitës për shtyrje të afatit të hetimorit të shëndetësisë. Më tej akuzoi opozitën për trajtimin çnjerëzor të dëshmitarit Beqaj në dy ditë.

'Koha e devizës së diktaturës që ra në 97 se humanizmi është tolerant ndaj armikut ka vdekur. E papranueshme fyerja e dinjitetit të dëshmitarit që thirrëm. Nivel i akuzës ishte përtokë. Mjerë Shqipëria nëse SPAK do kishte nivelin hetimor të komisionit që mbyll punimet sot. mjerë akuza dhe korrupsioni me standardet jo profesionale që u menaxhua nga kryeprokurorja. Keni dështuar dhe është i juaji. Dështuar me sukses. Kur e patë që do dështonit sërish vendosët të mos bëni dëgjesa me asnjë dëshmitar. Keni 3 ditë resht që bëni konferenca shtypi. Deri mbrëmë vetëm një njeri ju dëgjonte. Shumëzoni sa kulla ka ndërtuar dhe sa kate ka në secilën kullë.'

Ora 11:25
Debatet në Kuvend/ Ina Zhupa: Ilir Beqaj më kërcënoi! Ne do të hetojmë doni apo s’doni ju. Nuk na trem Edi Rama, jo më ai

Deputetja e PD-së Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për të zgjatur afatin e komisionit hetimor të shëndetësisë.

“E ngatërruan me Edi Ramën dhe e lejuan të livadhiste nëpër ambientet e Kuvendit. Ilir Beqja u jepte urdhra. Kërcënohen deputetët në sallën e kuvendit.

Çfarë kushtesh i keni krijuar që i duken kushtet e kuvendit çnjerëzor dhe burgu parajsë. Na këcënonte mbylle gojën. Qepe ti! Ta tregoj unë kush je ti? E ne të vijojmë normalisht pasi nuk kemi siguri dhe ju, ju komandon Ilir Beqja.

Unë kam telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist. E erdhi pasi ishte bërë sherri dhe kërcënuar. Jo vetëm në pjesën live por dhe në pjesën e dytë pas kamerave. Ne do të hetojmë doni apo s’doni ju. Nuk na kërcënon Edi Rama, jo më Ilir Beqaj.

Ora 11:23
Po quante Ilir Beqajn 'hajdut', Spiropali i kërkon Hotit t'i përmbahet procedurës dhe i ndërpret fjalën! Deputetja së bashku me Bardhin dhe Vokshin bllokojnë foltoren

Deputetët Gazment Bardhi dhe Elda Hoti u çuan nga vendi për tek foltorja e parlamentit, pasi iu ndërpre fjala deputetes Hoti nga kryeparlamentarja Spiropali. Në seancën e sotme prej 1 orë e 20 minutash po disktuohet për Ilir Beqajn dhe dëshminë e munguar tek hetimori i shëndetësisë.

Elda Hoti e quajti hajdut Beqajn që po e mbron Spiropali dhe mazhoranca. Por Spiropali i kërkoi t'i përmbahet procedurës dhe rendit të ditës. Më pas Hoti u çua nga vendi tek foltorja për të protestuar para Spiropalit së bashku me Gazment Bardhin dhe Albana Vokshi.

Ora 11:19
'Beqaj është hajdut se e ka vendosur Prokuroria', Nallbati debat me Spiropalin: Retorikë politike, nuk jeni prokuror! 'Është aq hajdut sa vodhi dhe faturat e restorantit'

Deputeti Bledjon Nallbati dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali debatuan në seancën e sotme teksa demokrati quajti hajdut Ilir Beqajn. Spiropali i bëri thirrje disa herë Nallbatit ti përmbahet procedurës.

'Nallbati: Kolegia e shqetësuar se diskutimet nuk i shërbejnë qytetarëve. Transparenca ndaj vjedhjeve i shërben qytetarëve. Ky është misioni ynë. Na thatë nëse është Beqaj hajdut e vendos prokuroria. Ai është hajdut se e ka vendosur prokuroria.

Spiropali: Kjo nuk është për procedurë. Janë akuza dhe fyerje.

Nallbati: Mos më ndërprite fjalën. A ka mundësi të më lësh të përfundoj fjalën. Ça e ke këtë huq? Beqaj është hajdut dhe nuk ka lidhje me të qenit 2 metrosh, e keni huq. Është aq shumë hajdut, jo vetëm që

Spiropali: Nuk keni të drejtë nga vendi. Mos abuzoni me tolerancën për të marrë fjalën.

Nallbati: Ti nuk e di ku do dalë unë. Është aq shumë hajdut.

Spiropali: Mbyllje mikrofonin. Është kjo retorikë politike që ka bjerrur besimin e qytetarëve tek deputetët. Përmbajuni procedurës.

Bardhi: Lëreni të flas. Më shumë flet ti se deputetët.

Nallbati: Moj zonjë kur është puna për procedurë jeni shumë të shqetësuar. Ne na shqetëson vjedhja. Është aq shumë hajdut jo vetëm që vodhi miliona, vodhi miliona e eurove të taksapaguesve europianë. Vodhi dhe faturat e restorantit.

Spiropali: Zoti Nallbati nuk jeni prokuror.

Nallbati: Po më ndërhyn kot.'

Ora 11:14
Dështimi me dëshminë e Beqajt/ 'Teatër absurditeti', Gjylameti: Bërtasin për zgjatje afatesh! Dy ditë të plota për çfarë u shfrytëzuan?!

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti i quajti teatër absurd opozitën dhe kërkesat e saj për zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë pas dështimit të dëshmisë së Ilir Beqajt.

'Ky teatri absurditetit kulmoi në ato dy ditë me prova gjeneralë me aktorë që përsërisin pa fund, nuk i shërben këtij institucioni. Bërtasin ulërasin për zgjatje afatesh. Dy ditë të plota për çfarë u shfrytëzuan? Kalojmë në rendin e ditës. Të ndryshojmë rregulloren që pika e fundit diskutime jashtë rendit të ditës të kalojë e para. Se këto nuk thonë asgjë për çështje të rendit të ditës.'

Ora 10:59
'Për çfarë ju duhet Sky Ecc?! Për të folur me të dashurat?!', Dashnor Sula: Jemi persona publik, t'i nënshtrohemi interesit publik

Deputet Dashnor Sula bëri edhe një herë thirrje që të respektohet nisma e opozitës për hetimin e deputetëve që përdorin Sky Ecc. Më tej bëri ironi me ata deputetë që përdorin Sky, se nuk e përdorin këtë aplikacion për të folur me të dashurat. 

'Për çfarë ju duhet Sky, për të folur me të dashurat. Për sa kohë jemi persona publike të nënshtroheni interesit publikë. Deputetë dhe politikanët të respektojnë ligjin. Mos bllokonin nismën e kërkesës tonë. Ish ministri nxori urdhrin që trupa e policisë duhet të bëjë vetëdeklarimin ndërsa vetë deputetë nuk do duhet. E pamoralshme kjo gjë.'

Ora 10:53
'Janë gati të vrasin njëri-tjetrin me vrasës me pagesë', Bardhi-mazhorancës: Do hani kokat tuaja dhe ne do ngrohemi nga zjarri që keni ndezur

Gazment Bardhi në Kuvend hodhi akuza ndaj mazhorancës se duan edhe ta vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë, ndërsa nga ana tjetër bëjnë sikur janë motra e vëllezër.

'Bardhi: Veliaj e Belinda pozojnë si motër e vëlla, por janë gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri tjetrin.

Spiropali: Këto janë akuza të rënda

Bardhi: Kur përmendet Belinda, bën sikur e mbron. 

Spiropali: Ju bëni sikur lexoni zemrat.

Bardhi: Zemra nuk lexoj por di çfarë thua ti dhe ajo privatisht. Janë gati të vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë dhe dalin në foto si motër e vëlla. Shiko këtë luftën që po hanë kokat me njëri tjetrin. Do hani kokat me njëri tjetrin ne thjesht po ngrohemi se zjarri që keni ndezur për njëri tjetrin do e shijojmë. Një pjesë prej jush do e shijojnë në liri, një pjesë në burg. Ky është faji i babëzisë tuaj për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve.'

Ora 10:45
PD kërkon Ramën në komisionin e 'Sterilizimit'/ Mziu: Kërkojmë të zgjatet afati i komisionit! Çupi-Spiropalit: Thirre kryeministrin të dëshmojë

Deputetët demokrat Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi kërkuan në sallën e parlamentit thirrjen e Edi Ramës si dëshmitar në komisionin hetimor të shëndetësisë. Më tej ata kërkuan shtyrjen e afatit të këtij komisioni që përfundon sot, pasi 6 muaj nuk mjaftuan.

Mziu: U bojkotua komisioni. Mazhoranca deri mbrëmë në 3 të natës ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD dhe së dyti kanë patur propagandës që koncesionet janë histori suksesi. Këtë të dytën sepse koncesionet korruptive të shëndetësisë, mbaruan afatin ligjor në 20205. Po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Si mund të mbarosh brenda 6 muajsh kur 24 deputetë të PD u përjashtuan. Si ta mbyllnin kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare. Administratorët shkojnë marrin raport. Nuk ka ardhur për dëshmi Vilma Nushi, nuk ka ardhur për të dëshmuar përfituesi kryesor kryeministri i Shqipërisë. Nuk flet Ilir Beqaj që erdhi me power point. Qëllimi kryesor ka qenë hetimi i çështjes dhe përgatitja e raportit final. Kërkoj  të miratohet zgjatja e afatit deri në marrjen e dëshmitarit.

Çupi: duhet të jepni llogari për komisionin hetimor të shëndetësisë. Jeni kryetare e parlamentit, do duhet të jepni llogari pse kryeministri nuk jep llogari të dëshmoj. Rama shkon jashtë u qahet ndërkombëtarëve pse nuk e dëgjojnë liderat botërorë. Zonja kryetare thirre dëshmitarin Rama të dëshmojë në komision. Kolegët që vijnë e ikin me pranga, askush nuk mban përgjegjësi. Fiks si para 90, i mbani dhe i çoni në pranga. Pse zoti Rama nuk dëshmon në komision.

Ora 10:31
Kuvendi/ Debate të forta, Bardhi: Hajduti dy metra intimidoi deputetët e opozitës! Shtyni me 3 javë afatin e Komisionit! Spiropali: Mos fyeni, e shtymë dy herë

Teksa opozita akuzoi Ilir Beqajn si “hajduti dy metra” në lidhje me ngërçin ku ka hyrë Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i kërkoi kolegëve të mos fyenin.

Këtu ka nisur momenti i një debati-replikë mes kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares.

Bardhi kërkoi edhe 3 javë shtyrje për Komisionin, duke përsëritur akuzat si hajdut ndaj Beqajt, për të cilin tha se “guxoi të kërcënonte anëtarët e Komisionit, deputetët e opozitës”. Ai shprehu kërkesë edhe për hetimin e këtij rasti, teksa përsëriti thirrjen për shtyrjen e afatit, një javë për planin hetimor dhe dëshmitë, kurse 2 javë për përgatitjen e raportit.

“Sot raporti duhet të vinte në seancë plenare, por ju nuk e lejuat”, tha Bardhi. Kurse Spiropali kujtoi se afati ishte shtyrë 2 herë dhe opozita e kishte zvarritur, duke mos e lejuar dëshmitarin që të fliste. Bardhi tha se Spiropali po shqetësohet se ka hall se “hajduti dy metra është Rama, por jo, e kishim për Ilir Beqajn, jo për kryeministrin”.

Debati i plotë Bardhi-Spiropali:

Gazment Bardhi: S’e kuptova zonja kryetare pse ju vajti mendja te Rama, kur Noka foli për zotin Beqaj si hajduti 2 metra dhe jo për kryeministrin Rama...

Elisa Spiropali: Nuk mund të përdorni foltoren për të nëpërkëmbur dinjitetin e gjithkujt, jo vetëm zotit Beqaj, nuk ka rëndësi i burgosur, i paraburgosur apo çfarëdoqoftë, s’mund të fyhet vend e pavend, ka rregullore. Nuk ka të bëjë me zotin Rama apo me zotin Beqaj, por për këdo.

Gazment Bardhi: Ju s’keni asnjë të drejtë të më ndërhyni në fjalën time. S’e kuptoj kur përmendet hajdut dymetrosh, ju vete mendja te kryeministri, ai e kishte për Ilir Beqajn (i referohet deklaratës së Flamur Nokës)... Kurse për etikën ti zonjë duhet të kesh parasysh se një person i paraburgosur lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit dhe guxonte të futej në sallën e mbledhjeve të Komisionit të posaçëm, i pashqetësuar nga Garda dhe Policia, që ndodheshin për të ruajtur integritetin e deputetëve, të kërcënonte deputetët. Ju duhet të mbani qëndrim për këtë dhe jo për etikën, e të mbroni një person që është kapur dy herë duke vjedhur koncesionet dhe paratë e taksapaguesve evropianë. Ju duhet t’ju shqetësojë se si guxon ky kriminel të futet në ambientet e Kuvendit, ku ata janë në ambiente pune në sallë dhe t’i kërcënojë ata.

Keni vendosur të mos i jepni më kohë komisionit hetimor, edhe pse s’ka mbyllur planin e hetimit, i mohoni opozitës të drejtës për të hetuar. Nuk ka dëshmuar ende një prej përfituesve të koncesionit, që merr paratë e taksave të qytetarëve dhe është objekt i komisionit. Ju duhet të shtoni afatin dhe jo ta mbyllni në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet për komisionet.

Një nga shqetësimet e ngritura në progres-raport ishte ngushtimi i hapësirës së opozitës për komisionet parlamentare. Bëhuni garantë për mbrojtjen e opozitës për ta përfunduar atë hetim. Përtojnë deputetët tuaj për të punuar, detyra është përfundimi i hetimit. Rishikimi i atij vendimi, të shikohet sipas rregullores edhe rasti i kërcënimit të deputetëve të kuvendit nga një i arrestuar dhe lejoni komisionin hetimor.

Elisa Spiropali: Kërkesa që ka ardhur i është paraqitur konferencës së kryetarëve dje. Ndihem në faj që e kam çuar atë kërkesë pa vendim të ndërmjetëm, e kam çuar te Konferenca, po për shkak të debatit dhe rëndësisë e kam çuar. Keni marrë pjesë është diskutuar dhe është marrë vendim. Komisioni është shtyrë dy herë dhe duhet të bëjë detyrën dhe jo të shpërdorojë detyrën. Në bazë të ligjit duhet të kishte vendim të ndërmjetëm për t’ia paraqitur Konferencës, megjithatë u paraqit dhe është caktuar të mbyllej hetimi sipas kohës së vendosur. Për atë se kush është kriminel e cakton gjykata dhe prokuroria. Ai që vjen në Komision për të dëshmuar duhet lejuar të dëshmojë. Sa për pretendimin e kërcënimit Garda ka respektuar Rregulloren, do shihen pamjet e kamerave dhe s’mund të jap koment për këtë dhe do vijë kërkesa me shkrim.

Gazment Bardhi: Lejojeni dispozitën dhe rregullin, s’ka asnjë dispozitë e rregull për vendim të ndërmjetëm. Afati i Komisionit është kompetencë ekskluzive e propozuesit dhe më tej Konferenca e Kryetarëve që përcakton kohëzgjatjen e Komisionit. S’ka rëndësi kush sjell çështjen, por nëse Komisioni e ka përfunduar punën e tij apo jo. Komisioni se ka përfunduar ende planin e tij të punës dhe për sa kohë s’ka përfunduar, nuk mund të ndërpritet aktiviteti hetimor. Afati ka mbaruar dje dhe ju s’i dhatë kohë Komisionit për raportin përfundimtar që t’i paraqitej seancës parlamentare. E keni vrarë Komisionin, s’e keni lejuar opozitën të bëjë punën e saj. Sot duhej të diskutohej raporti përfundimtar i Komisionit, ndaj vendimmarrja juaj është kundër ligjit, Kushtetutës dhe rregullave të Komisionit parlamentar. Mblidhni konferencën dhe zgjasni afatin e Komisionit, t’i japim edhe dy javë për raportin e një javë për hetimin, total 3 javë e të biem dakord, e të mos pengojmë punën e komisionit.

Beqaj s’e ka vullnetare ardhjen dhe përgjigjen në Komision, e ka detyrim ligjor. Ajo që ka ndodhur është se Beqaj do e japë dëshminë sipas rregullave që cakton vetë ai nga qelia, por Komisioni funksionon sipas ligjit, rregullores dhe procedurës. Të jetë në përputhje me ligjin jo sipas rregullave që cakton Ilir Beqaj, do flasi sipas rregullave të funksionimit të Kuvendit. Ai mund të ketë me vete edhe një tank me tytën drejtuar deputetëve të opozitës për t’i intimiduar, por për të dëshmuar. Nuk mund të shkosh me projektor për të dëshmuar, nuk merr pauer point e makina me letra me vete, por i nënshtrohesh procedurës, e jo rregullave që cakton ti vetë. Lejoni vijimin dhe zgjatjen e afatit me 3 javë të Komisionit Hetimor, krejt e arsyeshme për raportin, që të respektojmë Kushtetutën e republikës.

Elisa Spiropali: Duhet të respektohet rregullorja e Kuvendit, s’mund të kalohet në fyerje, ju lutem! Gjykata dhe Prokuroria caktojnë nëse një person është ajo jo fajtor dhe hajdut...

Ora 10:31
Beqaj nuk dëshmoi/ Gogu opozitës: Dëgjoni dëshmitarët! E latë 48 orët në sallonet e Kuvendit nuk e dëgjoni se keni frikë

Deputeti socialist Toni Gogu mori fjalën në seancën plenare teksa foli mbi pretendimet e opozitës për komisionin hetimor të shëndetësisë, ku Ilir Beqaj nuk mundi të dëshmij. Gogu tha se opozita nuk donte të dëgjonte të vërtetën dhe e la Beqajn pa dëshmi. 

'E mirëkuptoj tolerancën tuaj për ti dhënë opozitës kohë të pamjaftueshme çështja që janë pjesë e strategjisë së tyre për shou. Dëgjoni dëshmitarët dhe mos i lini 48 orë në sallonet e kuvendit. Nëse doni të vërtetën me çfarë do mjeti që të paraqesin dëshminë pranoje. Poëer point duket si armë mos u trembni. Pranojeni dëshmitarët atje.

Sa i përket pretendimit që konferenca e kryetarëve na ka vendosur gabim, dua të sqaroj të gjithë seancë në nder të gjithë deputetëve, që juve ashtu siç ja bëtë me dije seancës i hapët rrugën një kërkese që nuk përmbushte kriteret formale. Opozitë ka kërkuar një hetim dhe ia kemi plotësuar kushtet. Ky kuvend ka rregulluar që komisionet janë autonomet, në rast kur nuk vendosin vendos seanca. Në rastin konkret nuk kishte vendim komisioni. Kishte kërkesë të 7 deputetëve. Telashe e komisionit që nuk po pyet dëshmitarët, tregon se ju jeni të interesuar për audiencë politike. Të vërtetën e shohin qytetarët. Dëshmitari kryesor nuk e dëgjoni se keni frikë. Por kërkoni dëshmitarët ekstra.'

Ora 10:14
Kuvend/ Flamur Noka 'i trembur' nga Ilir Beqaj: Na kërcënoi dje, guxoi të intimidonte deputetët! Nuk kishte asnjë gardistë të na mbronte

Në nisje të seancës së sotme plenare deputeti demokrat Flamur Noka ka debatuar me kryeparlamentaren Elis Spiropali. Noka përmedni seancën e djeshme në hetimorin e shëndetësisë, duke theksuar edhe një herë Ilir Beqajn si hajduti 2 metra. Por Spiropali i tërhoqi vëmendjen të mos fyejë askën dhe të vijojë me rendin e ditës. 

'Noka: I burgosur për vjedhje guxon të sulmojë të agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë. Në vend të jap llogari, ishte i thirrur në betim.

Spiropali: Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit, mos përmendni.

Noka: Zonjë, një hajdut, 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit.

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen. Nuk është procedurë kjo.

Noka: Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Të njëjtët gjë që bëtë me Olta Xhaçkën, me Frida Krifcën. Megjithëse i burgosur u përpoqët tjetërsoni. Shkelni çdo normë. Komandanti i gardës duhet të mbajë përgjegjësi. Mbrëmë pa asnjë punonjës garde në sallën ku zhvillohej komisioni. Hajduti 2 metra bashkë me avokatin guxonin të intimidonin deputetët. Edhe ju në sallën e Kuvendit keni urdhëruar gardën

Spiropali: Zoti Noka përfundoni, edhe pse nuk ishte për procedurë. Nuk ka penguar kush as hetimin.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/11/2024 03:13

    Mjaft u bete mburoje e Rames.Le te deshmoje,nese nuk ka lidhje me ceshtjen,nuk ka pse te shqetesoheni, se e nxjerr vete gomarin nga balta.Kur ju beni vjedhje e shkelje,ai nuk ju kursen sic bente Berisha me te tijte,por ju leshon pa problem ne duart e drejtesise,mjafton qe ai vete te mos preket,shembuj keni plot me Beqon ne krye,kurse ju vazhdoni t'a mbroni dhe ky rast nuk eshte i vetmi.Le te deshmoje se po harxhohen parate e taksapaguesve e buxhetit te shtetit per komisione te tilla qe kane 2-3 dite qe marrin rrogen e nuk prodhojne asgje.

    Përgjigju
  • LULJ I VOCËR: 14/11/2024 12:16

    Në KUVËND DUHET NJË XHOZI NGA ANA E POZITËS SE ME EDUKAT NUK KUPTOJNË.POPULLI THOTË:-DERRI E RRITHEKSOJDERAT DUAN PLUMB OSESI THONË DIN SËZI DO IMANSËZIN.BESOJ SE MJAFTON KAQ PËR POZITËN.

    Përgjigju
  • nari: 14/11/2024 12:05

    tani po e shikoj live parlamentin shqiptare, Zonja Spiropali edhe PS kan zgjedhur rrugen e gabuar duke shtypur apoziten ne kete menyre jan 620.000 qytetare qe e kane votuar. Une jam me PS qy kur PPSH veshi fustanin dhe u be PS por ne kete menyre diktatorjale ku cdo fjale e opozites ka dal e vertete edhe sot eshte mbushur burgu me te PS. pyll pa derra nuk ka por edhe dele qe voton nje diktature te kapur mat duke vjedhur nuk ka

    Përgjigju
    • Xenisytopja: 14/11/2024 15:34

      Me ca syri po e shikon ti em ate me xham apo me ate pa xham o krenar

  • One: 14/11/2024 11:56

    Qelbesira te dyja palet, vetem bejne sikur zihen. Mjaft e cuat kohen dem dhe shebejini shoqerise qe ju ka votuar. E kujt i plasi per kete komision ?! Lereni SPAK te merret me kete hajdut dhe mos e pengoni

    Përgjigju
  • Lenc: 14/11/2024 11:49

    Po PËR KRIMENELIN SALIANJI KAN NA I LLAF KTA TË Pi Dedis....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr