Mazniku: Rindërtimi sipas afateve, lagjet e reja me të gjithë infrastrukturën e nevojshme

Mazniku: Rindërtimi sipas afateve, lagjet e reja me të gjithë infrastrukturën e nevojshme

Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku

Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku, thekson se aktualisht në Tiranë janë më shumë se 500 banesa në proces rindërtimi, ndërsa 55 familje po jetojnë në banesat e reja që janë ndërtuar dhe u janë dorëzuar. Duke folur për Scan, Mazniku bëri me dije se tashmë ka nisur puna dhe për lagjet e reja ku do të ndërtohen apartamentet për ata që mbetën pa shtëpi.

“Në Tiranë, vetëm gjatë muajve dhjetor, janar, shkurt, mars, inxhinierët e Bashkisë Tiranë dhe inxhinierët që iu bashkuan në mënyrë vullnetare Bashkisë Tiranë, kanë vizituar më shumë se 32 mijë objekte për t’i vlerësuar.  Vetëm në rastin e Tiranës, 17 600 familje aplikuan për mbështetje dhe ky është një proces i ndryshëm nga ai i vlerësimit të objektit. Tani do të vlerësohet familja. Ligji thotë nëse familja ka dy shtëpi nuk mund të përfitojë banesë të re apo as dëmshpërblim, pasi ka një banesë ku mund të zhvendoset.

Pasi e gjithë logjika në të cilën u ndërtua ligji nuk ishte për dëmshpërblim, por mbi mundësinë e njerëzve që në qoftë se kanë ngelur pa banesë prej tërmetit të kenë një banesë. Janë shqyrtuar 17 600 dosje të nivelit DS1, DS3 dhe më shumë se 2600 dosje të nivelit DS4 dhe DS5. Që do të thotë, në total mbi 20 000 dosje të vlerësuara nga komisionet përkatëse. Sot ne kemi më shumë se 500 banesa që janë në proces rindërtimi.

Sot në Tiranë kemi 55 familje që po jetojnë tashmë në banesa të ndërtuara të reja. Kemi tashmë një lagje të tërë, siç është rasti i “5 Maji” ku ka filluar rindërtimi. Në të cilën do të rindërtohen më shumë se 1100 apartamente dhe kemi lagjen e Kombinatit. Një lagje e tërë e projektuar nga fillimi me infrastrukturë mbështetëse, infrastrukturë uji, elektrike,transporti, parkim.

E projektuar e gjitha dhe tashmë ka filluar në proces rindërtimi. Që do të thotë, në më pak se një vit, në një situatë të jashtëzakonshme kemi banesa individuale të nisura në proces, kemi rimbursuar paratë në më shumë se 6 mijë familje, kemi dy lagje të reja që kanë nisur punimet dhe do të mbarojnë në një kohë të shkurtër. Qeveria u tregua e kujdesshme dhe në këtë fazë të ndërmjetme, u pagoi qiratë familjeve që humbën banesat”, tha Mazniku.

Nënkryetari Mazniku theksoi se diferenca mes PS dhe PD është e qartë. Ai solli në vëmendje përmbytjet në Shkodër, ku pavarësisht premtimeve të shumta të bëra nga qeveria e djathtë e asaj kohe, qytetarët morën dëmshpërblimet vetëm kur erdhi PS në pushtet.

“Ne nuk krahasohemi me PD, dhe mjafton të përmend që përmbytjet në Shkodër, kjo forcë politike duhej të bënte vetëm dëmshpërblimet dhe nuk I bëri, por I bëmë ne si Parti Socialiste. Pallatet që janë shpallur të pabanueshme janë ndarë në 2 kategori, e para janë objekte që pas vlerësimit të thelluar, të bërë nga inxhinierët përkatës që duhet të shemben dhe do të shemben, banorët e këtyre pallateve do përfitojnë banesë të re. Kategoria e dytë janë ato objekte që nga studimi i thelluar thuhet që mund të riparohen dhe kosto e riparimit është më pak se 70% e këtyre objekteve, ato do të riparohen. Janë mbi 250 ml euro fonde nga qeveria shqiptare për rindërtimin, por banesat shumëkateshe nuk mund të ndërtohen me një çelës magjik që se ka asnjë”, theksoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari