Mazniku takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Amerika mbështetëse kyçe në reformën për fuqizimin e pushtetit vendor

Mazniku takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Amerika mbështetëse kyçe në reformën për fuqizimin e pushtetit vendor

Nancy Vanhorn dhe Arbjan Mazniku

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim pune me Nancy Vanhorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Mischere Kawas, drejtore e USAID në Shqipëri.

Mazniku bëri të ditur se, në fokus të diskutimit ishte potenciali i zhvillimit të njësive tona vendore për të rritur performancën e tyre ekonomike duke garantuar kështu shërbim cilësor dhe mundësi më të mëdha për qytetarët tanë.

SHBA-të kanë qenë mbeshtetës kyç në reformën e fuqizimit të pushtetit vendor përmes programit PLGP të USAID dhe ne kemi ende shumë për të përfituar nga një bashkëpunim i afërt me aleatin tonë”, u shpreh ministri.

Mazniku theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve që mbështet USAID në forcimin e ekonomive lokale.

“Projekti inovativ i qendrës për sigurinë kibernetike vendore në Korçë, projekti per infrastrukturën arsimore në 6 bashki, apo projektet e agroturizmit në bashkinë e Lezhës, të ndërmarrë nga ambasada, janë shembuj se si bashkëpunimi i jashtëzakonshëm mes shteteve tona mund të zbresë suksesshëm në nivel vendor”, tha ministri Mazniku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj