MB: 600 familje të evakuuara 
rreziku s’ka kaluar, sërish reshje

MB: 600 familje të evakuuara <br />rreziku s’ka kaluar, sërish reshje
VLORE - "Më e keqja nuk ka kaluar edhe pas katër ditë përmbytjesh, pasi dhe ditët në vijim sipas meterologëve do të ketë rreshje shiu". Kështu deklaroi këshilltari për mediat në Ministrinë e Brendshme Florion Seriani gjatë një konference për shtyp.  

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme bilanci i përmbytjeve deri më tani deri më tani është 17 mijë hektarë tokë bujqësore nën ujë, 5 mijë hektarë mbi të cilat ka dhe banesa janë gjithashtu nën ujë.  Nga përmbytjet 600 familje të evakukuara, e ndërsa pjesa më e madhe e tyre është strehuar tek fqinjët apo të afërmit. Sipas Ministrisë së Brendshme janë shpërndarë 2600 pako ushqime si dhe janë angazhuar 2100 forca në terren.

Këshilltari për mediat në Ministrinë e Brendshme tha se banorët janë njoftuar dy ditë para se të nisnin reshjet, por një pjesë e tyre nuk kanë pranuar të evakuoheshin. “Më datë 29 janar është ngritur shtabi i emergjencës civile. Janë udhëzyar të gjitha shtabet që të njoftonin banorët. Janë bërë njoftime nëpërmjet ispektorëve rajonal, mediave etj. Por një pjesë e tyrë nuk ka pranuar të largohen edhe pas thirrjeve të përsëritura të autoriteteve. Më pas kur banorët nuk kanë pranuar të lëviznin, është bërë largimi i tyre i detyruar”, Florian Seriani.Raportimi i plotë i MB për situatën 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki