Kuvendi i Shqipërisë do të ketë kohë deri në fund të shtatorit për të vendosur mbi shkarkimin e Fullanit. Ndërkohë që kërkesa e këshillit Mbikqyrës dhe dje nuk kishte mbërritur në selinë e parlamentit, për t’u bërë pjesë e punimeve.

Burimet kanë bërë të ditur se vetëm kërkesa për dorëheqje nga ana e Civicit ka mbërritur në selinë e Kryesisë së Kuvendit. Ndërsa do të kërkohet mbledhja e konferencës së kryetarëve për të vendosur mbi procedurën që do të ndiqet më pas. Burimet kanë bërë të ditur se si kërkesa e Civicit ashtu dhe ajo e Fullanit pritet të trajtohen në të njëjtën kohë, ndërsa do të punohet dhe për plotësimin e të gjithë vendeve vakante.

Tashmë do të punohet si nga ana e Presidentit por dhe nga ana e Qeverisë në dhënien e propozimeve për anëtarët e Këshillit duke i dhënë fund dhe ngërçit të krijuar në Bankën e Shqipërisë. Do të jetë komisioni i ekonomisë ai që do të trajtojë kërkesën e Civicit për dorëheqjen. Ndërsa do të kërkohet dhe dhënia e një emri që do të zëvendësojë atë.

Redaksia Online