Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 23:45. 

Ai është pritur në aeroport nga zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të mbërritjes së trajnerit të ri të kombëtares në tokën shqiptare. 

Ish-mbrojtësi i Milanit nuk është prononcuar për mediat, duke ia lënë këtë konferencës për shtyp me presidentin Duka nesër në orën 11:00

Po gjatë të mërkurës pritet të mësohen edhe detajet e kontratës së Panuccit. 

[gallery]23148[/gallery]

Christian Panucci do zëvendësojë në krye të pankinës kuqezi, Gianni De Biasin. 

Ndeshja e parë e Panuccit si trajner i Shqipërisë do jetë ajo me Liechtenstein në datën 2 shtator. 

Sfidë për trajnerin e ri italian do jenë kualifikueset për Europianin e 2020, pasi llogaritë për Botërorin "Rusi 2018" janë mbyllur, ndonëse jo matematikisht. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com