Mbërrin në Kuvend pr/ligji
i kooperativave bujqësore

Mbërrin në Kuvend pr/ligji<br />i kooperativave bujqësore
TIRANE- Ka mbërritur dje në shqyrtim të komisioneve parlamentare projektligji, që i hap rrugën lejimit të krijimit të kooperativave bujqësore në vend. Përfaqësuesit e ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit argumentuan para anëtarëve të komisionit të Veprimtative Prodhuese të Kuvendit se projektligji nxit krijimin e shoqërive bujqësore, pasi vetëm në këtë mënyrë fermerët do të përfitonin subvencione shtetërore, fonde nga Bashkimi Evropian apo dhe lehtësi fiskale, që nuk i marrin dot individualisht.

Po ashtu, projektligji parashikon edhe rregullimin e të ardhmes së prodhuesve, duke ofruar një treg më të sigurt për prodhimet e tyre. Buxheti i shtetit nuk ka parashikuar asnjë fond për të financuar krijimin e shoqërive bujqësore. Përfaqësuesit e ministrisë u shprehën se krijimi i kooperativave është vullnetar dhe në projektligj nuk përfshihet asnjë financim. Por, sipas deputetit Eduard Shalsi, për sa kohë nuk ka financim nga buxheti i shtetit, atëherë ligji nuk pritet të ketë asnjë efekt.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet