Mbërrin për shqyrtim në Kuvend
pr/ligji për buxhetin faktik 2013
Projektligji për buxhetin faktik 2013, ka mbërritur në Kuvend për shqyrtim pas miratimit nga qeveria në fillim të këtij muaji. Sipas relacionit shoqërues të p/ligjit, gjatë vitit 2013, ritmi i rritjes ekonomike u reduktua edhe më tej duke regjistruar nivelin prej 0.4 % e cila reflekton situatën ekonomike të eurozonës.
TIRANE - Projektligji për buxhetin faktik 2013, ka mbërritur në Kuvend për shqyrtim pas miratimit nga qeveria në fillim të këtij muaji. Sipas relacionit shoqërues të p/ligjit, gjatë vitit 2013, ritmi i rritjes ekonomike u reduktua edhe më tej duke regjistruar nivelin prej 0.4 % e cila reflekton situatën ekonomike të eurozonës, veçanërisht atë të partnerëve kryesor tregtarë të Shqipërisë, si dhe pasigurinë e rritur të agjentëve ekonomikë, e lidhur edhe me faktorë specifikë gjatë vitit 2013. Ndryshe nga vitet e mëparshme, gjatë vitit 2013, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ishte i vetmi vend ku rritja ekonomike u ngadalësua.
Të dhënat e papunësisë sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës (LFS) tregojnë një rritje të papunësisë në vitin 2013 krahasuar me 2012. Shkalla e papunësisë në tremujorin e fundit të vitit 2013 ishte 17 % kundrejt 14.4 % që ishte një vit më parë (duke pësuar një rritje prej 2.6 pikë përqindje).
Të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për periudhën 12-mujore arritën në 327.2 miliardë lekë, me rënie vjetore 1 për qind krahasuar me vitin 2012, ndërsa në raport me PBB u reduktuan në 24.1 % nga 24.9 % të PBB për vitin 2012. Faktorët me ndikim në këtë rezultat ishin: (i) Ndryshimet tatimore të ndërmarra në fundin e vitit 2012 dhe në mesin e vitit 2013 (referohu Kutisë 1); (ii) Performanca e dobët në mbledhjen e të ardhurave, në periudhën janar-shtator 2013; (iii) Ulja e numrit të subjekteve tatimpaguese biznese, kundrejt një viti më parë. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat arritën në nivelin 229 miliardë lekë, 2.2 për qind më shumë se plani (4.9 miliardë lekë).
Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, në fund të vitit 2013, arritën në 394.1 miliardë lekë me një nivel realizimi prej 96.2 për qind ose 15.4 miliardë lekë më pak se planifikimi. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet buxhetore rezultojnë 17.8 miliardë lekë më shumë ose rreth 4.7 për qind më të larta. Këto shpenzime në fund të vitit 2013 përllogariten në rreth 28.4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 29.3 për qind që arritën një vit më parë. Në totalin e shpenzimeve buxhetore të realizuara, gjatë vitit 2013, shpenzimet korrente zënë rreth 83.3 për qind, ndërkohë që shpenzimet për investime zënë rreth 16.7 për qind.
Shpenzimet korrente në fund të vitit 2013, kanë arritur në nivelin 328.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezultojnë 16 miliardë lekë më shumë ose 5.1 për qind më të larta. Shpenzimet kapitale deri në fund të vitit 2013 janë realizuar në rreth 84.6 për qind të planit vjetor. Brenda këtyre shpenzimeve, investimet me financim të brendshëm janë realizuar në masën 98.1 për qind të planit vjetor, ndërkohë që investimet me financim të huaj janë realizuar në masën 72 për qind të parashikimit vjetor. Mosrealizimi i shpenzimeve kapitale lidhet kryesisht me mosrealizimin e fondeve të planifikuara me financim të huaj.
Marrë nga “ATSH”
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
NAN%
-
Jo
NAN%
-
Nuk e di
NAN%
Vota total: 0
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Libani sulmon me dron veriun e Izraelit, 20 të plagosur në Haifa, 5 rëndë! 18 të vdekur në shkollën e Nuseirat në Gaza
13 Tetor, 22:56
-
Ministri Maqedonci ironizon deklaratën e Beogradit: Prej kur paska filluar ushtria serbe të ruajë pyjet me mjete të blinduara? Justifikime të paqëndrueshme!
13 Tetor, 22:32
-
Partia që i gris Berishës, fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës
13 Tetor, 22:21
-
Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'
13 Tetor, 21:56
-
Fier/ Aksident i trefishtë i frikshëm në Levan-Pishporo, makina merr përpara 36 kokë dele! 4 të plagosur, tre prej tyre pasagjerë, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)
13 Tetor, 21:31
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
13 Tetor, 21:28
-
Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës
13 Tetor, 21:01
-
Thirrjet raciste e përdhosja e simboleve kombëtare! Edhe Federata e Futbollit e Kosovës i ankohet UEFA-s: Të papranueshme, skena të tilla të dënohen ashpër
13 Tetor, 20:58
-
Itali/ I dënuar me rreth 6 vite burg dhe 1800 euro gjobë, kapet i fshehur shqiptari i kërkuar që nga viti 2020
13 Tetor, 20:41
-
SHBA do t'i dërgojë Izraelit një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore
13 Tetor, 20:22
-
Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
13 Tetor, 20:20
-
Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë
13 Tetor, 19:25