TIRANE- Pas akuzave nga Partia Demokratike për shefin e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme. Në një deklaratë për mediat, ky institucion hedh poshtë akuzat e PD, duke u shprehur se Rifat Çokaj i vendosur në krye të komisariatit të Malësisë së Madhe, ka merita në realizimin e detyrës në Policinë e Shtetit.

“Ai ka punuar në Policinë e Shtetit edhe gjatë viteve të drejtimit të PD, 2005-2006. Është larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij, më datë 16.09.2006, kur mbante detyrën e specialistit të Drejtimit në Seksionin e Qendrës Operative dhe të Emergjencave. Është ripranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më 19.11.2013, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
 
Bashkangjitur reagimit, Ministria e Brendshme publikon edhe Dëshminë e Penalitetit, të Rifat Jakup Çokaj, i cili rezulton i padënuar.
deshmia e cokaj

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)