MB-Nishanit: KLD në dijeni të
shkeljeve, jo më lojëra përcjellëse!

MB-Nishanit: KLD në dijeni të<br />shkeljeve, jo më lojëra përcjellëse!
TIRANE - Vijojnë replikat dhe kundër replikat në distancë mes Ministrisë së Brendshme dhe Presidencës, lidhur me 25 rastet e denoncuara nga Ministri Saimir Tahiri drejt Presidentit Nishani, të kriminelëve të arrestuar nga policia dhe më pas të liruar me vendime antiligjore nga Gjykatat.

Përmes një komunikate për shtp, Ministria e Brendshme, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit Bujar Nishani, ku ky i fundit u shpreh se shqetësimet e Ministrit Tahiri, do të ia përcjellë Ministrisë së Drejtësisë si institucioni përgjegjës për verifikimin dhe ndëshkimin e gjyqtarëve. Por siç thekson Ministria e Brendshme, këto shqetësime, janë ngritur edhe nga ana e Ministrit Naço, në drejtim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por sërish nuk është marrë asnjë masë konkrete ndaj gjyqtarëve.

Nisur nga kjo, Ministria e Brendshme nënvizon se Nishani, në cilësinë e kreut të KLD, duhet të reagojë sa më parë për të ndëshkuar gjyqtarët që kanë kryer shkelje të ligjit, duke liruar kriminelët e arrestuar.

“Roli i Presidentit të Republikës është kyç, për më tepër në situatën kur KLD-ja është vënë në dijeni të këtyre shkeljeve edhe më parë, qoftë edhe nga Ministri i Drejtësisë, por ende nuk ka marrë asnjë vendim. Njoftimi i Presidentit të Republikës për rastet e përsëritura të riciklimit të krimit në rrugë si pasojë e vendimeve të papërgjegjshmë të gjykatave, bëhet pikërisht sepse ai është Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Këshill i cili duhet të veprojë sa më parë për të marrë të gjitha masat, pavarësisht nëse informohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, apo nga çdo qytetar.” thuhet në komunikatën për shtyp

MB: Gjyqtari Osman Aliu la të lirë përdhunuesin e një të miture, sërish s'ka masa
Duke vijuar më tej, në deklaratën për shtyp, Ministria risjell në vëmendje rastin e gjyqtarit Osman Aliu, të ngritur si shqetësim edhe nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili liroi përdhunuesin e një të miture, dhe sërish nuk ka asnjë masë të marrë nga KLD.

“Do mjaftonte rasti i gjyqtarit Osman Aliu, i cili liroi në sallën e gjyqit përdhunuesin e një të miture, rast që i është bërë me dije Presidentit të Republikës në cilësinë e Kryetarit të KLD-së, ashtu siç i është bërë me dije KLD-së nga Ministri i Drejtësisë, e për të cilin nuk është marrë ende asnjë masë, për të dëgjuar sirenat e alarmit që qytetarët u bien përditë.” nënvizon Ministria e Brendshme

MB: Loja përcjellëse e përgjegjësive ka kthyer drejtësinë në mall tregu
Në përfundim të komunikatës për shtyp, nënvizohet se “loja përcjellëse e përgjegjësive ka prodhuar këtë situatë skandaloze, ku drejtësia blihet dhe shitet si mall tregu për më të fortin e më të pasurin.” Në këtë konktest i bëhet thirrje kreut të shtetit, se qytetarët presin ndëshkimin e gjyqtarëve, dhe jo siç thuhet në komunikatën e MB, “përcjellje postare e Nishanit”.

“Është edhe loja përcjellëse e përgjegjësive, ajo që deri sot ka prodhuar këtë situatë skandaloze, ku drejtësia blihet dhe shitet si mall tregu për më të fortin e më të pasurin. Ndaj më shumë se përcjellje postare, veprimi aktiv dhe në kohë, jo vetëm me përgjigje publike, por me marrje masash konkrete, është ajo që presin qytetarët.” Përfundon deklarata e Ministrisë së Brendshme

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e Ministrisë së Brendshme:

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, duke e falenderuar Institucionin e Presidentit të Republikës për përgjigjen e shpejtë, rithekson rëndësinë e marrjes në shqyrtim dhe ndëshkimin e gjyqtarëve që riciklojnë kriminelët në shoqëri, pa dhënë dënimet që parashikon ligji.

Roli i Presidentit të Republikës është kyç, për më tepër në situatën kur KLD-ja është vënë në dijeni të këtyre shkeljeve edhe më parë, qoftë edhe nga Ministri i Drejtësisë, por ende nuk ka marrë asnjë vendim.

Njoftimi i Presidentit të Republikës për rastet e përsëritura të riciklimit të krimit në rrugë si pasojë e vendimeve të papërgjegjshmë të gjykatave, bëhet pikërisht sepse ai është Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Këshill i cili duhet të veprojë sa më parë për të marrë të gjitha masat, pavarësisht nëse informohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, apo nga çdo qytetar.

Do mjaftonte rasti i gjyqtarit Osman Aliu, i cili liroi në sallën e gjyqit përdhunuesin e një të miture, rast që i është bërë me dije Presidentit të Republikës në cilësinë e Kryetarit të KLD-së, ashtu siç i është bërë me dije KLD-së nga Ministri i Drejtësisë, e për të cilin nuk është marrë ende asnjë masë, për të dëgjuar sirenat e alarmit që qytetarët u bien përditë.

Është edhe loja përcjellëse e përgjegjësive, ajo që deri sot ka prodhuar këtë situatë skandaloze, ku drejtësia blihet dhe shitet si mall tregu për më të fortin e më të pasurin.

Ndaj më shumë se përcjellje postare, veprimi aktiv dhe në kohë, jo vetëm me përgjigje publike, por me marrje masash konkrete, është ajo që presin qytetarët.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE