Mbahen homazhet në Kuvend! Të afërm e miq i japin lamtumirën e fundit poetit Bardhyl Londo

Në Kuvend, ku shërbeu për pak vite, jo thjesht si deputeti i opozitës, por si një përfaqësues i kulturës dhe qytetarisë, Bardhyl Londos iu dha këtë të shtunë lamtumira e fundit... Me ikjen e tij fizike në moshën 74-vjeçare, letërsia shqiptare humbet një nga zërat më të mirë të poezisë, ndërsa dy vajzat, babanë e dhembshur... 

“Unë kam humbur mikun tim. Më vjen keq për Shqipërinë se nuk ia diti përmasat, vlerat, që ky poet i madh i kombit kishte”, thotë i përlotur miku i tij, gazetari Ilir Kadia.

Zija Çela shpërthen në lot, e thotë se sot është “pa tekst”. Ndërsa miq e kolegë që njohën në të njeriun e fjalës së ngrohtë e liberalin dhe në kohë të vështira, rrëfejnë peshën e kësaj humbje...

“Do të na shoqërojë gjatë mungesa e një autori i cili vijonte të arrinte sferat më të larta të krijimtarisë”, thotë përkthyesi Parid Teferiçi.

 Ndërsa poeti Arjan Leka thotë se Londo krijimtaria e Londos nuk ka lënë hapësirë për pengje dhe ka një mesazh për dashamirësitë e poezisë së mirë: Është koha e duhur për ta lexuar veprën e tij!

Miq prej vitesh me Lazër Stanin, komunikimi i tyre nuk është ndërprerë as gjatë muajve të fundit kur shkrimtari ka qenë në Amerikë.

“Mesazhi i tij i fundit ishte : Kthehu, se kam shumë mall”

Figurë për bashkuese edhe në politikë. Nëse do të qe kthyer në jetë në Kuvend, me shumë gjasa do të ish përpjekur ti kish hequr barrierat ndarëse mes partive, siç bënin dikur me  Dritëronë.

Poeti u përcoll për në banesën e fundit në Tufinë. Tanimë, siç thonë miqtë  do të jetë pranë Valentinës, muzës së tij të dashurisë

“I uroj mikut tim, udhë të mbarë drejt parajsës, se për të, vetëm parajsa është udha”, thotë Kadia

E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Bardhyl Londo ka kaluar një jetë midis letërsisë dhe politikës. Ai na ka lenë një trashëgimi të pasur letrare si edhe modelin e politikanit me vlera, të përkushtuar ndaj njerëzve dhe atdheut.”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Presidenti Ilir Meta tha pas homazheve se ishte detyrim për t'i dhënë lamtumirën e fundit sot  një poeti, shkrimtari e intelektuali brilant e patriot si Bardhyl Londo.

"Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, një intelektual i jashtëzakonshëm ka lënë një trashëgimi të gjallë dhe frymëzuese për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë”, u shpreh ai.

E pranishme në homazhe ishte edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se Londo është një poet që ka lënë përjetësi me veprën e tij

“Pak kohë më parë e kujtuam Bardhylin, e duartrokitëm me çmimin si poeti më i mirë i vitit. Se patëm aty mes nesh, pasi e dinim se nuk ishte mirë. Por nuk e dinim se nuk do të ishte më. Është një poet që ka lënë përjetësi me veprën e tij. Ka qenë një politikan që ka sjellë një model qytetari. Ngushëllime për familjen. Kolegia ime, ministrja e Shëndetësisë, më kishte thënë se gjendja e tij ishte përkeqësuar. Por nuk e mendonim”, tha Ministrja.

Bardhyl Londo ndërroi jetë dje  në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Prej dy muajsh ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gjatë 10 ditëve të fundit për shkak se situata e tij ishte përkeqësuar, është mbajtur në reanimacion, ku edhe dha frymën e fundit.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë