Mbahen zgjedhjet presidenciale
në Serbi, në garë 11 kandidatë
Mandati i presidentit aktual serb, Tomislav Nikoliç, përfundon më 31 maj dhe zgjedhja, ndërkohë që zgjedhjet paraprake janë mbajtur më 2012 kur Nikoliç fitoi garën përballë kandidatit të demokratëve Boris Tadiç
Mbi 6 milionë e gjysmë serbë votuan këtë të dielë presidentin e ri nga 11 kandidatë që janë regjistruar për garën presidenciale.
Ndërsa dita e sotme ka qënë e qetë në të gjitha qendrat e votimit përfshirë edhe 90 vendvotimet në komunat serbe në Kosovë.
Kreu i qeverisë Vuçiç gëzon një avantazh të fortë për shkak të mbështetjes së Partisë së tij Progresive Serbe dhe partive të koalicionit, ndër to edhe Partia Socialiste Serbe dhe Partia Social Demokrate. Presidenti serb zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Serbisë.
Kryeministri i deritanishëm Aleksandar Vuçiç, ishte me të bijën që në mëngjes në qendrën e votimit.
“Shpresoj të kemi stabilitet dhe një sukses ekonomik. Do ta mbështes qeverinë dhe shpresoj se askujt nuk do t’i bjerë ndërmend ta destabilizojë vendin”, tha Vuçiç i cili pritet që të fitojë më shumë se 50% të votave që në raundin e parë.
Mes kandidatëve të tjerë për presidentë përmendim Sheshel një ultranacionalist i akuzuar dikur për krime lufte.
Një tjetër intelektual në garë është Sasha Jankovic, kandidat i pavarur ish avokat dhe ish gazetar.
Dhe një tjetër kandidat interesant është Luka Maksimovic një aktor satirik vetëm 26 vjec.
Misioni në Kosovë i
OSBE-së, ndërkaq, ka bërë me dije se “është i gatshëm që të ndërmarrë operacionin e grumbullimit të votave dhe se për këtë qëllim do të hapë 4 qendra me degë përkatëse, që t'iu mundësojë personave me të drejtë vote qasje në këto zgjedhje”.
Votat nga Kosova do të dërgohen në Serbi për numërim pas përfundimit të procesit dhe nuk pritet të ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve. Numërimi i këtyre votave do të bëhet në dy qytete të Serbisë.
Lugina e Preshevës nuk votonNdërkohë në zgjedhjet e sotme presidenciale shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë marrë pjesë.Shqiptarët e kësaj zone tradicionalisht nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet për president e as nuk kanë pasur ndonjëherë kandidatin e tyre.
(d.b/e.m/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56