PEJE- Në Kosovë mbahet edicioni i dymbëdhjetë i “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, i cili filloi me një numër të madh aktivitetesh të ndryshme si promovime librash, ekspozita e ligjërata nga emra të njohur vendas e ndërkombëtarë.
Në vazhdën e aktiviteteve, sot në qytetin e Pejës do të mbahen aktivitete të ndryshme, ku përfshihet ligjërata “Bashkëpunimi për zhvillimin e koleksioneve bibliotekare”, “Bibliotekat dhe përdoruesit”, i cili do të mbahet në Kuvendin Komunal të Pejës, duke vazhduar më tej me “Ekspozitën personale të piktorit Sejdi Kapllani”, në Galerinë e Arteve.
Java e Bibliotekës në Kosovë filloi nga 14 prilli dhe do të vazhdojë të jetë e hapur deri me 19 prill, ditë kjo e cila do të shënoj përmbylljen e aktiviteteve të Javës së Bibliotekës në Kosovë 2014.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com